Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Bamir Topi edhe në Tetovë

Presidenti Bamir Topi edhe në Tetovë

13 prill-
Nikoqiri I kësaj vizite Sadi Bexheti, së bashku me presidentin Topi do të vizitojnë edhe dy monumentet kulturore-fetare në Tetovë, si Xhaminë e Larme dhe Arabatin Baba Teqe. Nga ana e komunës nuk janë zbuluar detaje tjera lidhur me vizitën e presidentit shqiptar por vetëm kanë bërë të ditur se Topi do të arrijë në orët e paraditës në komunë.

Urim Hasipi
Presidenti shqiptar Bamir Topi, gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni ditën e enjte, krahas vizitave që do të realizojë me krerët e shtetit, liderët e partive politike shqiptare, do të vizitojë edhe komunën e Tetovës. Në agjendën e presidentit Topi qëndron edhe vizita në Tetovë, ku do të ketë një takim miqësor me kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Nga komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se presidenti Topi do të falemenderojë kreun e komunës e cila tregoi solidarizimin e saj gjatë përmbytjeve në Shkodër.

Thellimi I bashkëpuinimit të ndërsjellë mes komunave dhe intenstifikimi I mëtejmë I këtij bashkëpunimi poashtu do të jetë në fokus të temave që do të bisedohen mes Topit dhe Bexhetit.

Nikoqiri I kësaj vizite Sadi Bexheti, së bashku me presidentin Topi do të vizitojnë edhe dy monumentet kulturore-fetare në Tetovë, si Xhaminë e Larme dhe Arabatin Baba Teqe. Nga ana e komunës nuk janë zbuluar detaje tjera lidhur me vizitën e presidentit shqiptar por vetëm kanë bërë të ditur se Topi do të arrijë në orët e paraditës në komunë.

Kjo është vizita më e lartë që I bëhet komunës së Tetovës nga ndonjë burrështetas nga Shqipëria. Për këtë komuna e Tetovës ka shprehur kënaqësi të veçantë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *