Home / Sport / PSZH – Monako, finalja e Kupës së Francës

PSZH – Monako, finalja e Kupës së Francës

PSZH dhe Monako janë skuadrat që do të përballen në finalen e Kupës së Francës, pasi ishin më të suksesshme se Kevij gjegjësisht Lensi. Takimi final do të zhvillohet më 1 majnë stadiumin nacional “Sen Denis”.

Skuadra e Paris Sent Zhermenit nuk lejoi që të befasohet nga skuadra amatore e Ligës së katërt të Francës –Kevij pasi të mërkurën mbrëma në qytetin e Kanit arriti ta mposht me rezultat minimal 1:0, për tu plasuar në finale të Kupës së Francës.
Golin e vetëm për skuadrën pariziene, që njëherit ekipit i solli kualifikim në finale, u shënua nga ana e futbollistit Erding, pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
PSZH në finalen e 1 majit që do të zhvillohet në stadiumin nacional “Sent Denis” do të takohet me Monakon skuadër kjo që mposhti pas vazhdimeve ekipin e Lensit (1:0).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *