Home / Lajme / Rajon / Ramë Manaj pëson aksident në trafik

Ramë Manaj pëson aksident në trafik

15 prill-
Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramë Manaj, është aksidentuar në rrugën Pejë – Prishtinë, në afërsi të Orllatit, bëri të ditur policia kosovare.
Sipas njoftimeve të para të policisë, aksident i trafikut është i lehtë dhe Manaj nuk ka pësuar lëndime. Vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte Manaj është rrokullisur në fshatin Arllat.

Në veturë gjendeshin edhe tre persona të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta. Mësohet se vetura ka rrëshqitur nga rruga nga një pakujdesi e vogël e shoferit.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar për këtë aksident.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, ka pësuar një aksident, me veturën e tij zyrtare.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën Pejë – Prishtinë, pikërisht në fshatin Arllat, konfirmoi për Express zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. “Në fakt, ka qenë vetaksident”, shtoi ai.

Vetura “Taureg” me të cilin po udhëtonte Manaj, së bashku me tre persona të tjerë, është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rruge, raporton Radio Blue Sky.

Sipas informacioneve të para, Manaj dhe personat e tjerë në veturë, kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *