Home / Lajme / Maqedoni / Reagime partiake për deklaratën e kryeministrit Gruevski për emrin

Reagime partiake për deklaratën e kryeministrit Gruevski për emrin

26 prill-
Sipas Mehmetit, tash dihet ose mund të pohohet cilat janë pozicionet e papranueshme dhe për atë se për çfarë është e përgatitur pala tjetër.

“Kjo është megjithatë një shenjë se procesi është i hapur, se po krijohet klimë dhe se ka interes të tejkalohet kontesti që të mund të zhbllokohet procesi integrues”, deklaroi Mehmeti.

Deklarata e fundit e kryeministrit Gruevski, si dhe qëndrimet nga pala greke janë inkurajuese në kuptimin e asaj se kemi ose shikojmë zhvendosjen nga pika e vdekur, deklaroi Ermira Mehmeti, deputete nga BDI-ja, duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit të Maqedonisë.

Sipas Mehmetit, tash dihet ose mund të pohohet cilat janë pozicionet e papranueshme dhe për atë se për çfarë është e përgatitur pala tjetër.

“Kjo është megjithatë një shenjë se procesi është i hapur, se po krijohet klimë dhe se ka interes të tejkalohet kontesti që të mund të zhbllokohet procesi integrues”, deklaroi Mehmeti.

Mirëkuptimi jonë, shtoi ajo, të deklaratës së kryeministirit “përputhet në propozimin e ri të ndërrmjetësuesit, që fillimisht duhet të publikohet”.

“Nuk dëshirojmë të paragjykojmë, të hipotizojmë rreth kësaj se si do të duket propozimi dhe se me çka ka të bëjë pa e ditur emrin e propozuar kompromis nuk mund të paragjykojmë se si do të prononcohemi në referendum. Propozimi nuk është arritur, e presim ndërrmjetësuesin, sipas informacioneve të mia”, thotë Mehmeti.

Sulejman Rushiti nga Demokracia e Re konsideron se deklarata e kryeministrit shpie drejt largimit të negociatave, përkatësisht drejt izolimit të mëtutjeshëm të vendit.

Për Tito Petkovskin nga PRSD-ja deklarata e kryeministrit “është e papërgjegjshme, por shumë e sinqertë”.

“Kryeministri tregoi se as nuk negocion e as nuk ka për qëllim të negociojë. Përderisa ka referendum nuk mundet dikush tjetër ta mendojë çështjen”, thotë Petkovski.

Ai e akuzon kryeministrin se vazhdimisht pret që dikush ta përfundojë punën për shkak se “pozicioni i Maqedonisë asnjëherë nuk ka qenë i qartë”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *