Home / Sport / Real-Junajtid, “derbi” për Mourinjon

Real-Junajtid, “derbi” për Mourinjon

Nga Spanja dhe Anglia vijnë sirena për trajnerin portugez të Interit. Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid gati ta “rrëmbejnë” Hoze Mourinjon në fund të sezonit.

Në Madrid, Manuel Pelegrini prej kohësh i ka gati valixhet dhe drejtuesit galaktikë mezi presin të ulin në stolin e ekipit një trajner që të paktën të arrijë në 1-4/at e Ligës së Kampionëve. Eliminimi nga Olimpiku i Lionit në 1/16-at është i vështirë për t’u kapërdirë, prandaj Hoze Mourinjo shihet si njeriu ideal për drejtimin e ekipit.

Kurse Mançester Junajtid ka filluar të kërkojnë pasardhësin e Aleks Fergusonit, i cili ka parashikuar të dalë në pension në verën e vitit 2011. Drejtuesit e “Djajve të kuq” janë vënë në kërkim të zëvendësuesit, duke u nisur edhe nga këshillat e vetë Fergusonit. Mourinjo shihet si njeriu i përshtatshëm, por problemi qëndron në faktin që portugezi nuk parapëlqen marrëveshjet afatgjata. Pastaj, vështirë t’i rezistohet Realit edhe një vit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *