Home / Sport / Real, përfundon sezoni për Raul, rrezikon Van der Vart

Real, përfundon sezoni për Raul, rrezikon Van der Vart

E përditshmja sportive spanjolle “Marca” raporton se kapiteni “galaktik” i ka dhënë fund sezonit pas dëmtimit në fundjavë përballë Zaragozës, kurse hollandezi rrezikon…

Raul ndrydhi nyjen në ndeshjen e fituar të shtunën në mbrëmje përballë Zaragozës në transfertë pas përplasjes me brazilianin Edmilson dhe do të duhen katër javë për t’u riaftësuar plotësisht. Pra, sezoni për autorin e 228 golave me fanellën “galaktike” ka marrë fund.

Të njëjtin fat ka patur edhe Rafael van der Vart. Mesfushori hollandez pësoi një çarje muskulore në fillimin e sfidës kundër Zaragozës, duke u zëvendësuar nga Raul (që gjithashtu u dëmtua). Megjithatë, stafi mjekësor madrilen lë të hapur mundësinë e një rikthimi në ndeshjen e fundit në kampionat me Majorkën.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *