Home / Sport / Reali i Madridit, gati 22 milionë euro për Vargas

Reali i Madridit, gati 22 milionë euro për Vargas

Sipas gazetës së Firences, “La Nazione”, klubi madrilen është i gatshëm t’i vërë në pjatë Fiorentinës 22 milionë euro për mesfushorin peruan Huan Manuel Vargas.

Vargas, një nga pikat më të forta të skuadrës Vjollcë, ka qenë prej kohësh në planet e merkatos “galaktike”. Sipas “La Nazione”-s, brenda kësaj jave drejtuesit e Realit të Madridit do të ofrojnë 22 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit amerikanolatin për sezonin e ardhshëm.

Por klubi i Primera Divizionit duhet të mposhtë konkurrencën e Interit, i cili është në gjurmët e Vargas. Vetë lojtari ka deklaruar se është në dijeni të interesimit nga klube të ndryshme, por e ardhmja e tij do të vendoset në fund të këtij sezoni.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *