Home / Sport / Reali kthehet me fitore nga Almeria

Reali kthehet me fitore nga Almeria

Futbollistët e Real Madridit u kthyen me fitore të madhe si udhëtues me rezultat 2:1, duke e mposhtur skuadrën e Almerisë, në kuadër të javës së 31-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Reali ka pasur mjaft punë të vështirë deri të importimi i tri pikëve nga ky udhëtim, për çka ia mban ende gjallë shpresat në luftë për titull të kampionit. Në minutën e 14-të Reali ka pasur tronditje, kur pësoi gol në portën e vet. Futbollisti Crusat shënoi golin e epërsisë (1:0). Në vazhdim të lojës këndellen mbrëterit dhe arrijnë edhe të barazojnë shifrat 1:1 pikërisht në minutën e 27-të me golin e futbollistit Ronaldo. Cristiano Ronaldo më këtë gol i dha fuqi lojës së Realit dhe në pjesën e dytë arritën që të shënojnë edhe golin e fitores.
Në minutën e 69-të, Van der Vaart solli gëzimin e madh te Realit, duke shënuar për epërsinë 1:2. Meritorë ka qenë edhe Higuain, i cili ka asistuar me dinakëri deri të Van der Vaart. Almeria në minutat vijues ka kërkuar golin e barazimit, por këtë nuk e ka lejuar skuadra madridase. Reali mori tri pikë të mëdha dhe më 80 pikë e mban vendin e dytë dhe ka tri pikë më pak se rivali i përjetshëm, Barcelona.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *