Home / Lajme / Maqedoni / Regjim i veçantë i qarkullimit në Tetovë për vizitën e Bamir Topit

Regjim i veçantë i qarkullimit në Tetovë për vizitën e Bamir Topit

14 prill-
Policia e Tetovës sot u bëri thirrje shoferëve nesër në periudhë prej orës 6 deri në orën 20 të mos i parkojnë automjetet në rrugët “Ilindenska”, “Iliria” dhe “Dervish Cara” pasi që në këtë mënyrë në Tetovë do qëndrojë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

“Pronarët të cilët nuk do të veprojnë sipas këtyre rregullave dhe që nuk do t’i mënjanojnë automjetet nga tre rrugët e përmendura, do të ballafaqohen me sanksione përkatëse ligjore, ndërsa automjetet e tyre menjëherë do të merren dhe transportohen nga shërbimi i merimangës”, qëndron në kumtesën e shkruar nga shefi i SPB-së së Tetovës, Shefik Bajrami.

Presidenti shqiptar në Tetovë do të vizitojë më shumë institucione. Për këtë arsye nga policia kërkojnë qytetarët të përshtaten me regjimin e ri të komunikacionit i cili do të praktikohet gjatë ditës së nesërme

Urim Hasipi
Pritje madhështore për Topin

Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen solemne dhe madhështore të presidentit të Shqipërisë Bamir Topi. Gjatë një pres konference me gazetarë zëdhënësi I komunës Flakran Pustina bëri të ditur se Tashmë nga ana e komunës janë bërë të gjitha përgatitjet protokollare për pritje dinjitoze të presidentit Topi. Sipas tij, në kuadër të këtyre përgatitjeve komuna ka vendosur koordinim të plotë me Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës, ndërkohë që janë bashkërenduar të gjitha aktivitetet për ditën e pritjes së presidentit Topi.

“Presidenti i Shqipërisë, zoti Bamir Topi, do të pritet nëpërmjet një ceremonie madhështore në komunën e Tetovës. Ftojmë qytetarët e Tetovës që t’i bashkohen kësaj pritjeje dhe me dinjitet të plotë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje tepër të rëndësishme për qytetin tonë”, tha Pustina.

Ai ka bërë të ditur se akset rrugore nëpër të cilat do të kalojë eskorta presidenciale, në relacionin nga rruga Iliria, rruga Bllagoja Toska deri te udhëkryqi i kësaj rruge,pastaj rruga Dervish Cara deri në bulevardin Ilinden si dhe nga Unaza për në Kodrën e Diellit deri te rruga e Gostivarit, që nga mëngjesi i ditës së enjte deri në përmbylljen e vizitës do të jenë të ndaluara për qarkullim dhe parkim të automjeteve

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *