Home / Sport / Renova fitoi Milanon

Renova fitoi Milanon

Renova mundi Milanon e Kumanovës me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë të javës së 27-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll.

Lideri i renditjes tabelare, Renova ka lënë pas vetes disfatën e javës së kaluar nga Vardari, pasi në fushë të vet regjistroi tre pikë të reja pas fitores minimale por të vlefshme ndaj Milanos. Xhepcishtasit gjatë gjithë takimit ishin skuadra më e mirë në fushën e lojës dhe vazhdimisht sulmonin portën kundërshtare, mirëpo për golin e vetëm të vlefshëm tre pikë u desh të presin deri në minutën e 81, kur pas një harkimi në zonë, Vullnet Emini me një vole të bukur shënoi gol fantastik. Milano megjithse pjesën më të madhe u mbrojt edhe në këtë takim tregoi paraqitje solide, por që ishte e pamjaftueshme për të mbetur të pamposhtur. Renova me këtë fitore bën një tjetër hap kurcial drejt fitimit të titullit të kampionit shtetëror në futboll.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *