Home / Sport / RENOVA MYSAFIRE E VARDARIT

RENOVA MYSAFIRE E VARDARIT

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Renovës veçon javën e 26-të, në elitën e futbollit vendor. Milano takohet me Rabotniçkin duke kërkuar të marrë rezultat pozitiv, por që nuk do të ndryshonte pozitën e tyre në tabelë.

Edhe përkundër pozitave në tabelë, takimi Vardari-Renova pritet të zgjojë interesim të madh tek tifozët e futbollit në vend, duke pasur parasysh se të dyja skuadrat në radhët e tyre kanë futbollistë mjaft cilësor. Që të dyja skuadrat respektojnë njëra tjetrën dhe janë të mendimit se të dielën do të fitojë skuadra që do jep më shumë në fushën e gjelbër.“Pa marrë parasysh vendi në të cilin gjendet Vardari në tabelë, Vardari është Vardar. Ata çdoherë kanë pasur futbollistë cilësor, besoj se më i mirë do të fitoj. Ne besojmë dhe shkojmë në fitore kundër Vardarit dhe nëse fitojmë atëherë do ta vulosim titullin e kampionit” – tha futbollisti i Renovës, Minas Osmani.
Sipas Ardian Nuhiut, Renova është ekipi më i mirë në vend dhe në këtë ndeshje skuadra e tij do ta ketë të vështirë për të arritur deri tek tre pikët. Nuhiu do ishte i kënaqur në rast se skuadra e tij do të kishte marrë edhe një pikë.
“Neve na duhet çdo pikë, ne çdo ndeshje e luajmë për të fituar, megjithatë do ta kemi shumë vështirë kundër Renovës duke pasur parasysh se Renova është ekipi më i mirë i këtij viti, shpresojmë të marrim një pikë dhe të jemi aty afër me konkurrentët tanë dhe ti ikim balotazhit”.
Në ndeshjet tjera, Milano në Kumanovëmirëpret Rabotniçkin, në Manastir do të zhvillohet derbi i Pelagonisë, ndërmjet Pelisterit dhe Pobedës, ndërkohë Sileksi në Kratovë do të mirëpret Metalurgun. Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Horizontit dhe Teteksit.

Dyshet e javës së 26-të:
PELISTERI – POBEDA
SILEKSI – METALURGU
MILANO – RABOTNIÇKI
VARDARI – RENOVA
HORIZONTI – TETEKSI

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *