Home / Sport / RENOVA NJË HAP MË AFËR TITULLIT

RENOVA NJË HAP MË AFËR TITULLIT

Renova pa problem mundi Horizont Turnovën me rezultatin 2:0, duke bërë një hap tjetër të madh drejt titullit të kampionit. Autor të golave, për tre pikë të rejtë të Xhepçishtasve ishin Goce Tolevski dhe Fisnik Nuhiu në pjesën e parë. Barazimi 1:1 i Rabotniçkit me Vardarin, gjipspunuesve u mundëson që të zmadhojnë diferencën në kreun e renditjes, tani në 10-të pikë para Rabotniçkit.

Të dielën në program ishin ndeshjet e javës së 25-të në Elitën e futbollit vendor, në të cilat ka ardhur deri të zmadhimi i diferencës së pikëve që ka Renova kundrejt Rabotniçkit. Fitorja e Renovës 2:0 ndaj Horizont Turnovës dhe barazimi 1:1 i Rabotniçkit me Vardarin ka bërë që skuadra nga Xhepçishti tani të ketë 10-të pikë më shumë se skuadra e dytë në renditje.
Ndryshe Renova në Tetovë nuk lejoi në asnjë moment që mysafirët nga Turnova të shpresojnë në rezultat pozitiv. Gjatë gjithë 90-të minutave “bardhë e kaltërtit” dominuan në fushën e lojës, duke treguar se jo rastësisht gjenden në kreun e tabelës dhe me hapa të sigurtë afrohen drejt titullit të kampionit.
Vendasit kishin mundësi për të avansuar që në start të takimit, mirëpo Tolevski nuk arriti të shënojë. Megjithatë atë që nuk e bëri në minutën e parë, Tolevski e bëri në minutën e 13-të kur pas harkimit të Memedit, dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për epërsi 1:0 të Renovës. Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim të rezultatit, dhe kur pritej që 45 minutat e para të mbyllen me epërsi minimale, në skenë doli Fisnik Nuhiu i cili me goditje precize dyfishon rezultatin. Vlen të ceket se edhe në këtë gol assistent ishte Agron Memedi.
Pjesa e dytë tërësisht kaloi thuajse para portës së Turnovës, mirëpo falë huqjeve të vendasve, mbrojtjeve të mira të portierit mysafir dhe fatit sportiv, rezultati mbeti i pandryshuar.
Përballja e vetme e cila u mbyll me barazim ishte, ndeshje kryesore e javës, ku në stadiumin nacional “Filipi i II”-të në Shkup, Rabotniçki dhe Vardari u ndanë me rezultatin 1:1. Të parët avansuan futbollistët e Rabotniçki, me golin e Bozhinovskit në minutën e 40-të, ndërsa Vardari barazoi rezultatin në pjesën e dytë, me golin e Pollozhanit nga penaltia, në 6 minuta para përfundimit të përballjes.
Në ndeshjet tjera Milano humbi bindshëm 3:0 në fushë të Metalurgut, Pobeda fitoi 2:0 Teteksin, ndërsa Pelisteri fitoi Sileksin 1:0.

Rezultatet e javës së 25-të:
Renova – Horizont T 2-0,
Metalurgu – Milano 3-0,
Pobeda – Teteksi 2-0,
Rabotniçki – Vardari 1-1,
Pelisteri – Sileksi 1-0.

Në javën e 26-të takohen:
Pelisteri – Pobeda,
Sileksi – Metalurgu,
Vardari – Renova,
Milano – Rabotniçki dhe
Horizont T – Teteksi

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *