Home / Sport / Renova përsëri mundi Teteksin

Renova përsëri mundi Teteksin

Java e 24 e LPFM-së, ka kaluar në shenjë të skuadrave mysafire të cilat arritën të fitojnë 8 nga 15 pikët e mundshme. Skuadra e Renovës me fitoren minimale 1:0 ndaj Teteksit në derbin lokal e ka ruajtur kryesimin e renditjes.

Renova përsëri mundi Teteksin edhe në takimin e tretë ndërmjet veti në këtë sezon. Dhe është interesant fakti se në të tria rastet “gjipspunuesit” fitojnë me rezultatin minimal 1:0. Takimi ndërmjet skuadrave lokale nuk solli futbollin e pritur, pasi loja më shumë ishte e orientuar në mesfushë ku skuadrat tentonin të vendosin dominimin. Momenti vendimtar i takimit ndodhi në minutën e 28-të të takimit, kur përforcimi i janarit Goce Toleski shënoi golin e vetëm, të vlefshëm tre pikë për Renovën. Për Toleskin ky gol ishte i pari në fanellën e Renovës prej rrikthimit të tij në këtë skuadër, pasi rikujtojmë ai para disa sezoneve luante me sukses tek Xhepcishtasit. Derbi tjetër lokal i cili u zhvillua në Shkup, mes Vardarit dhe Metalurgut u mbyll pa gola. Nderin e skuadrave vendase e mbrojtën futbollistët e Sileksit të cilët me rezultatin 3:0 e mundën Pobedën, ndërsa një ndeshje shumë interesante me shumë gola u zhvillua në Kumanovë, ku Milano dhe Pelisteri u ndanë baraz 2:2. Rabotnicki mori fitore të rëndësishme si mysafir, duke fituar në fushë të Horizont Turnovës me rezultatin 1:0.
Në renditjen e Ligës së Parë pas kësaj jave nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim, pasi edhe më tej kryeson Renova me 54 pikë, e ndjekur nga Rabotniçki me 46 pikë. Skuadra e tretë e cila përmes garave në kampionat synon Evropën, Metalurgu është në pozitën e tretë me 37 pikë.

Sileksi 3 – 0 Pobeda
Djuriç 40’, Nacev 84’, Boshkovski 87’
Horiznont T 0 – 1 Rabotniçki
Vandair 41’
Milano 2 – 2 Pelisteri
Aliji 16’, Bogatinov 29’ – Altiparmakovski 10’, Iliev 74’
Teteksi 0 – 1 Renova
Toleski 28’
Vardari 0 – 0 Metalurgu

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *