Home / Sport / Renova pret Horizont Turnovën

Renova pret Horizont Turnovën

Renova të dielën pret Horizont Turnovën në kërkim të tre pikëve të reja, me të cilat do të forconin pozitën e parë. Derbi i javës zhvillohet në Shkup ku përballen skuadrat fqinje Rabotniçki dhe Vardari. Milano është mysafire e Metalurgut.

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 25-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Takimi më interesant do të zhvillohet në stadiumin nacional “Filipi i Dytë” në Shkup, ku Rabotniçki takohet me Vardarin. Në Tetovë Renova pret horizont Turnovën. Gjipspunuesit edhe në këtë përballje do të kërkojnë maksimumin, me qëllim të ruajtjes së diferencës së pikëve në vendin e parë. Skuadra nga Xhepçishti hapron sigurtë drejt titullit të kampionit shtetëror në futboll dhe në këtë drejtim ata premtojnë se do të mundin Horizon Turnovën.
Në ndeshjet tjera, Metalurgu do të përballet me Milanon, në Manastir,Pelisteri mirëpret Sileksin, ndërsa Pobeda në Prilep do të përballet me Teteksin.

Dyshet e javës së 25-të:
RABOTNIÇKI – VARDARI
RENOVA – HORIZONTI
METALURGU – MILANO
PELISTERI – SILEKSI
POBEDA – TETEKSI

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *