Home / Sport / Renovën e ‘mori’ Vardari

Renovën e ‘mori’ Vardari

Lideri i renditjes tabelare në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll dhe sipas gjithë gjasave edhe kampioni i ri shtetëror, Renova, në kuadër të javës së 26-të pësoi disfatë 2:0 nga Vardari në Shkup.

Vardari mundi Renovën 2:0 në ndeshjen më interesante të javës së 26-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Lideri i renditjes, Renova udhëtoi në Shkup me ambicie për të marrë fitoren e rradhës, mirëpo futbollistët vendas ishin më të motivuar dhe me meritë arkëtuan tre pikët, me nga një gol të shënuar në të dyja pjesët. Siljanovski solli epërsi për Vardarin në minutën e 30-të, ndërsa 10-të minuta para fundit të takimit, më një gol fantastik nga distanca, Artim Pollozhani vendosi rezultatin përfundimtar. Përveç kësaj Vardari kishte edhe tjera raste për të fituar më bindshëm, duke goditur dy herë kornizën e portës së Renovës. Për Xhepçishtasit çka mund të themi? Luajtën dobët, pa motiv, pa ide për tu mbiluajtur me kundërshtarin. Renova në asnjë moment nuk ishte në nivelin e ekipit që pretendon titullin e kampionit, pasi të dielën i tillë dukej Vardari. Disfata ishte e merituar dhe i takon të së kaluarës, mirëpo patjetër se duhet bërë një analizë e thellë dhe të kërkohen shkaqet për këtë paraqitje të zbehtë. Investimet që bëjnë pronarët e klubit janë të mëdha duke u plotësuar futbollistëve të gjitha kushtet e kërkuara, kështu që në asnjë mënyrë nuk lejohet joseriozitet në punë. Në takimet tjera Rabotniçki fitoi 2:0 përballë Milanos në Kumanovë, duke zvogëluar në 7-të pikë diferencën e Renovës në pozitën e parë. Sileksi humbi si vendas 1:0 nga Metalurgu, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyllnë edhe dy duelet tjera ku Pelisteri fitoi derbin e Pellagonisë me Pobedën ndërsa Horizonti në terren vendas pësoi disfatë nga Teteksi.

Rezultatet e javës së 26-të:
VARDARI 2–0 RENOVA
MILANO 0–2 RABOTNIÇKI
SILEKSI 0–1 METALURGU
PELISTERI 1–0 POBEDA
HORIZONTI 0–1 TETEKSI

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *