Home / Sport / Riberi, e ardhmja vendoset brenda 10 ditësh

Riberi, e ardhmja vendoset brenda 10 ditësh

Suksesi i Bajernit të Mynihut është i varur nga forma e dy fantazistëve, Arjen Roben dhe Frenk Riberi, të cilët vazhdojnë të çojnë përpara ekipin bavarez.

Ashtu siç ka deklaruar kohë më parë, francezi Riberi do të vendoste për të ardhmen e tij në fillim të prillit. Por koha erdhi dhe vendimi ende nuk është marrë. Duke parë ecurinë e rezultateve dhe përfitimet e Bajernit, ai kërkon një shumë parash që do ta bënin atë një nga lojtarët më të shtrenjtë në Gjermani: 50 milionë euro.

Por kjo kërkesë ka hapur polemika te klubi i Bundesligës. Në një intervistë për “Sport 1”, mesfushori francez ka konfirmuar se në shtatë apo dhjetë ditët e ardhshme do të zgjidhë përfundimisht dilemën e tij. “Nuk do të zgjatem shumë, do të vendos brenda dhjetë ditëve të ardhshme”, pohoi futbollisti i kombëtares së Francës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *