Home / Sport / Riberi, lamtumirë finale, Bajerni apelon

Riberi, lamtumirë finale, Bajerni apelon

Komisioni disiplinor i UEFA-s ka pezulluar me tre ndeshje mesfushorin francez, duke i hequr mundësinë të luajë finalen e Ligës së Kampioneve.

Dënimi për Frank Riberi erdhi pas ndërhyrjes së rëndë që ai shkaktoi në dëm Lisandro Lopezit në gjysmëfinalen e parë kundër Lionit. Riberi mori karton të kuq për atë ndërhyrje dhe nuk luajti në ndeshjen e kthimit, por nuk do të luajë as në finalen e 22 majit në Madrid.

Bajerni i Mynihut ka në dispozicion tre ditë për të apeluar dhe për të ulur dënimin, të paktën në një, që do t’i mundësonte francezit të luante në finale, ndoshta dhe ndeshjen e fundit me bavarezët në Champions.

Ekipi bavarez ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare ku e konsideron tërësisht të padrejtë vendimin e UEFA-s.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *