Home / Sport / Robben nuk fali Lyonin

Robben nuk fali Lyonin

Futbollistët e Bayernit pas një loje shumë më të mirë mposhtën Lyonin. Gjatë kësaj ndeshje gjyqtari ka ndëshkuar dy futbollistë me karton të kuq.

Bayerni nga Munich-u i Gjermanisë shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Lyonit nga Franca, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll. Në pjesën e parë të takimit Bayerni ka pasur mjaft raste, por të cilat nuk i ka realizuar. Në minutën e 13-të të ndeshjes, Ribery nga një pozitë shumë e mirë gjuajti me kokë mbi portë. Pas katër minutave, sërish bavarezët krijojnë rast nëpërmjet futbollistit Ribery, por gjuajtja e tij nga 16-17 metra përfundoi jashtë portës. Në minutën e 19-të, Olic një futbollist mjaft i shpejtë, pati rast, por pa sukses që të kaloi në epërsi skuadrën e Bayernit. Lyoni gradualisht qetëson lojën dhe herë pas here ka qenë i rrezikshëm për skuadrën mikpritëse. Lyoni rastin e parë të volitshëm e ka pasur në minutën e 30-të, kur Ederson nga 20 metra gjuajti mirë, por pati fat Bayerni. Ribery (në minutën e 37-të) është ndëshkuar me karton të kuq gjatë një ndërhyrje të ashpër ndaj futbollistit Lisandro. Gjyqtari Rosseti ishte shumë afër dhe nuk e fali Riberyn. Ky karton i kuq shkaktoi pothuajse tërmet në stadium, pasi që largohet njëri nga futbollistët më të mirë. Bayerni nga kjo minutë ishte pa një futbollist më pak, por assesi nuk dorëzohej, ndërsa Lyoni kërkonte të shfrytëzonte këtë epërsi numerike. Kallstrom një futbollist që shquhet për gjuajtje nga largësia, dërgon një projektil nga 40 metra, mezi mbrojti portieri i Bayernit, Butt. Në pjesën e dytë, Bayerni sulmojë vazhdimisht, ndërsa Lyoni mbrohej. Lahm i Bayernit shumë bukur derpërtoi në 16-shin e Lyonit dhe e gjen të vetmuar Mullerin, i cili çuditërisht ngatërrohet me top dhe humbi një rast që vështirë edhe humbet. Në minutën e 53-të, futbollisti i Lyonit, Toulalan, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër. Nga minuta e 53-të skuadrat barazohen me numrin e futbollistëve në fushë dhe Bayerni mori iniciativën. Robben lirohet për mrekulli në minutën e 60-të, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Robben si me dorë harkon në minutën e 67-të, por Gomez me kokë gjuajti shumë dobët drejt në duart e portierit Lloris. Në minutën e 69-të, kryemjeshtëri i golave, Robben, me një lëvizje dinake nga rreth 30 metra dërgoi një gjuajtje sa mjeshtërore, aq edhe të saktë, duke shënuar evrogol dhe kaluar në epërsi skuadrën e Bayernit. Futbollistët e Bayernit nëe pjesën e dytë të takimit dominuan tërësisht dhe Lyoni nuk ishte i rrezikshëm sikurse në pjesën e parë. Robben në minutën e 85-të depërtoi për mrekulli dhe gjuajti shumë bukur, por portieri Lyonit intervenon edhe më bukur. Kjo fitore e Bayernit sado minimale, është më vlera të mëdha për ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në Lyon të Francës. Bayerni synon finalen e madhe sikurse edhe Lyoni, i cili shpreson ta përmbys këtë epërsi të bavarezëve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *