Home / Lajme / Rajon / Sanije Rexha largohet nga PDK-ja

Sanije Rexha largohet nga PDK-ja

17 prill-
Rexha ka qenë veprimtare e ilegales dhe ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas luftës njëra nga themelueset e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë dhe delegate e kësaj partie për dy mandate në Asamblenë Komunale të Klinës, ndërsa është bashkëshortja e dëshmorit Abedin Rexha – Sandokani.

Sanije Rexha është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. Në një deklaratë për media, Rexha ka thënë se si arsye për largimin e saj është solidarizimi me ish-kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, i cili dha dorëheqjen nga ky post ditë më parë.

Rexha ka qenë veprimtare e ilegales dhe ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas luftës njëra nga themelueset e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë dhe delegate e kësaj partie për dy mandate në Asamblenë Komunale të Klinës, ndërsa është bashkëshortja e dëshmorit Abedin Rexha – Sandokani.

Rexha shkruan se është e zhgënjyer me rrjedhat jodemokratike që po zhvillohen prej kohësh në këtë parti dhe se përfundimisht largohet nga PDK-ja.

Nga Partia demokratike e Kosovës nuk ka pasur asnjë reagim. /koha/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *