Home / Lajme / Rajon / Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen viziton nesër Tiranën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen viziton nesër Tiranën

28 prill-
Më pas, Rasmusen do të pritet në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes nga ministri Arben Imami, për të vijuar me takimin në kryeministri me kryeministrin Sali Berisha, me të cilin do të ketë dhe një deklaratë për mediat.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do të vizitojë për herë të parë nesër Tiranën, ku pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit.

Sipas njoftimeve zyrtare nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, takimin e parë sekretari i përgjithshëm i Aleancës veriatlantike do ta ketë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin do të japë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më pas, Rasmusen do të pritet në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes nga ministri Arben Imami, për të vijuar me takimin në kryeministri me kryeministrin Sali Berisha, me të cilin do të ketë dhe një deklaratë për mediat.

Axhenda e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s do të pasohet nga takimet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Anders Fog Rasmusen, ish-kryeministër i Danimarkës, u zgjodh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës në prill 2009, gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Strasburg. Ai zëvendësoi në këtë post holandezin Jap de Hop Shefer

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *