Home / Sport / Seks në Maracana

Seks në Maracana

Ish futbollisti brazilian Romario, i famshëm për shënimin e mbi 100 golave dhe sjellje kontraverse jashtë fushës, ka treguar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij në stadiumin Maracana. Ai thotë se nuk pendohet për atë që kishte bërë, ndërsa veten e konsideron në mesin e futbollistëve më të mirë në histori.

Një karrierë e pasur me fitore në fushën e lojës si dhe rekorde personale (i vetmi sulmues në botë i cili 14 herë ka qenë golashënuesi më i mirë), por edhe veprime të pazakonta, të cilat Romario i ka treguar gjatë një interviste të gjatë për të përditshmen braziliane Globoesporte.

“Më ka ndodhur të bëj seks në zhveshtore të stadiumit Maracana. Isha vonuar për kontroll antidoping, ndërsa në stadium isha vetëm unë e dashura ime dhe një roje, andaj kam përfituar nga rasti”, tregoi Romario, i cili nuk është i vetëm.

Kroati Dino Drpiç dhe argjentinasi Fernando Gago kanë bërë të njëjtën gjë me partneret e tyre, Nives Celsius dhe Pia Martinez (i pari para një viti në stadiumin e Dinamo Zagredit, ndërsa i dyti në qershor të vitit të kaluar në zhveshtore e stadiumit Monumental pas ndeshjes Argjentina-Kolumbia).

“Futbollistët gjithmonë rrethohen nga femrat dhe sigurisht se joshemi prej tyre”, pranoi ish reprezentuesi brazilian i cili megjithatë nuk pendohet për asgjë. “Kam bërë gjëra të marra, të cilat sot nuk do t’i bëja, por nuk pendohem. Futbollistët janë idhuj dhe duhet të sillen si shembuj, por mbi të gjitha janë njerëz. Është absurde të thuhet se nuk duhet bërë gjëra të caktuara vetëm për faktin se futbollistët kanë paga të larta”, u shpreh ai.

Romario kishte sukses të jashtëzakonshëm si në shkallën e klubeve ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku fitoi Kampionatin botëror 1994 në finalen e paharruar kundër Italisë, por pas 20 vjet karriere ai kujton dy zhgënjime.

“Më vjen keq që nuk kam luajtur në Kampionatin botëror 1998 si dhe 2002, kur Scolari nuk më kishte ftuar për shkak të gënjeshtrave të publikuara në media se kisha shkuar për pushime me një modele në prag të ndeshjes kualifikuese kundër Uruguait. Mund të themi se kam dy pendime: e para është që nuk luajta në Kampionatin botëror dhe e dyta që nuk bëra seks me atë modele të bukur”, vazhdoi ai.

Romario është golashënuesi i tretë më i mirë në fanellën e Brazilit, pas Peles dhe Ronaldos, dhe realizuesi i dytë në histori të futbollit pas legjendarit O Rey (Romario ka shënuar 1002 gola në karrierën e tij, por FIFA i llogarit vetëm ato që janë realizuar në ndeshje zyrtare).

Romario mban mesataren më të mirë të shënimeve, nga një gol për ndeshje. “Pele, Maradona, Ronaldo, unë, Zidane jemi më të mirët e të gjitha kohërave pa dyshim. Sot i vetmi që mund t’i bashkohet kësaj elite është Messi, por duhet të shohin si do të luajë në Kampionatin botëror”, përfundoi Romario.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *