Home / Lajme / Maqedoni / Server: Uashingtoni ndihmon, por emrin duhet ta zgjidhin Shkupi dhe Athina

Server: Uashingtoni ndihmon, por emrin duhet ta zgjidhin Shkupi dhe Athina

9 prill-

“Mendoj se çështja për emrin duhet të zgjidhet me negociata mes Maqedonisë dhe Greqisë. Amerikanët tentojnë të kontribuojnë për zgjidhje përmes diplomacisë, por mendoj se askush në Uashingon nuk mund ta bëjë këtë në vend tuaj”, deklaroi Daniel Server

Dua ta shoh Maqedoninë në NATO dhe nuk kam problem që ta quaj Maqedoni, por puna është në atë që Greqia vendos veto jo vetëm për NATO-n por edhe për BE-më, kështu që duhet të kërkohet ndonjë zgjidhje, thotë Daniel Server, drejtor i Institutit për paqe në Uashington në deklaratën për RVTM-në.

Server, nuk dëshiron të parashikojë nëse problemi mund të zgjidhet së shpejti, por konsideron se nuk duhet të zvarritet.

“Ky është problem relativisht i thjeshtë, nuk paraqet problem territorial, nuk nënkupton identitet kombëtar. Konsideroj se maqedonasit kanë identitet kombëtar sikur edhe grekët. Unë do ta quaj vendin Maqedoni derisa populli në Maqedoni nuk më thotë ta quaj ndryshe. Identiteti i njerëzve dhe i vendit nuk është nën dyshim. Problemi i vetëm që e keni është ai me një fqi të rëndësishëm dhe disi duhet të gjeni zgjidhje për të. Ajo që është e nevojshme në këtë rast është vullneti politik i dy palëve që të gjejnë kompromis dhe atë do të dëshiroja ta shihja këtë vit”, thekson Serveri.

I pyetur nëse SHBA-ja mund ta zgjidhë kontestin, thotë se Uashington nuk mundet ta bëjë këtë në vend të Shkupit dhe Athinës.

“Mendoj se çështja për emrin duhet të zgjidhet me negociata mes Maqedonisë dhe Greqisë. Amerikanët tentojnë të kontribuojnë për zgjidhje përmes diplomacisë, por mendoj se askush në Uashingon nuk mund ta bëjë këtë në vend tuaj”, deklaroi Daniel Server.

Maqedonia, thekson ai do të vazhdojë të ekzistojë pa marrë parasysh çka do të vendoset për çështjen e emrit, por duhet të jetë e durueshne dhe të kërkojë zgjidhje përmes negociatave.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *