Home / Lajme / Maqedoni / Shacimarkakis:’Maqedonisht’ latinisht për gjuhën dhe identitetin

Shacimarkakis:’Maqedonisht’ latinisht për gjuhën dhe identitetin

29 prill-
Në pyetjen pse konsideron se “maqedonisht” e shkruar në latinisht është zgjidhja më e mirë, përgjigjet “Maqedonisht është më e lehtë për të gjithë, ky është term i njohur që njerëzit e dinë, me të cilin u rritën dhe të cilin do ta pranojnë, kjo është më e mira që mund të imponohet në të drejtën ndërkombëtare përmes rezolutës së Këshillit të Sigurisë të KB-së.

Eurodeputeti gjerman dhe kryetari i komitetit të përbashkët parlamentar Maqedoni-BE Jorgos Shacimarkakis konfirmon se propozimi i ri i KB-së me siguri për emërimin e indetitetit maqedonas dhe gjuhës do të jetë “maqedonisht” i shkruajtur në gjuhën latine. Informacioni siç theksohet në deklaratën e Dojçe Veles bazohet në “Burime shumë relevante në Nju-Jork.

“Tërësisht e kuptoj ndjeshmërinë e çështjes për identitetin, kombin dhe gjuhën. Mendoj se ne evropianët duhet që të kuptojmë këtë ndjeshmëri dhe të ndihmojë kudo që jetojmë. Duhet që të kemi deklaratë të qartë për emrin e kombit dhe gjuhën, ato të jenë “maqedonisht” që për mua është e pranueshme, si dhe për të gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe fqinjin jugor”, theksoi Shacimarkakis.

Në pyetjen pse konsideron se “maqedonisht” e shkruar në latinisht është zgjidhja më e mirë, përgjigjet “Maqedonisht është më e lehtë për të gjithë, ky është term i njohur që njerëzit e dinë, me të cilin u rritën dhe të cilin do ta pranojnë, kjo është më e mira që mund të imponohet në të drejtën ndërkombëtare përmes rezolutës së Këshillit të Sigurisë të KB-së.

Europarlamentari gjerman me prejardhje greke Shacimarkakis i bëri thirrje autoriteteve maqedonase që të pranojnë këtë zgjidhje, sepse Qeveria e ardhshme e Greqisë mund të jetë shumë më e ashpër dhe mund të ofrojë variante shumë më të këqia për gjuhën dhe identitetin e Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *