Home / Lajme / Maqedoni / Shaqiri: Qeveria skenare me incidente në zonat shqiptare

Shaqiri: Qeveria skenare me incidente në zonat shqiptare

30 prill-
“Nikolla Gruevski po bën gjithçka kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe shqiptarëve, për të fshehur paaftësinë e tij për të çuar vendin drejt integrimeve evroatlantike. Jemi të shqetësuar se ka lëvizje për destabilizimin e Maqedonisë dhe duhet t`i jepet fund politikës së gabuar”, ka theksuar ish-komandant Hoxha për televizionin A1 në Shkup.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti Xhezair Shaqiri-Hoxha ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë mund të shkaktojë skenare me incidente në rajonet shqiptare, me qëllim të shmangies së presioneve të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Nikolla Gruevski po bën gjithçka kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe shqiptarëve, për të fshehur paaftësinë e tij për të çuar vendin drejt integrimeve evroatlantike. Jemi të shqetësuar se ka lëvizje për destabilizimin e Maqedonisë dhe duhet t`i jepet fund politikës së gabuar”, ka theksuar ish-komandant Hoxha për televizionin A1 në Shkup.

Sipas tij, destabilizimi i Maqedonisë veçmë ka nisur, dhe se këtë e ka të qartë edhe Gruevski, por edhe bashkësia ndërkombëtare. “Më vjen keq këtë që po e them, për shkak se e din edhe Gruevski por edhe bashkësia ndërkombëtare. Të gjithë e dijnë se destabilizimi ka nisur dhe jo nga Hoxha, unë jam jashtë kësaj”, ka theksuar Xhezair Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *