Home / Sport / SHKËNDIJA DALËNGADALË PËRGATITET PËR FESTË

SHKËNDIJA DALËNGADALË PËRGATITET PËR FESTË

“Dalëngadalë ne kemi filluar me përgatitjet për të festuar, megjithse na nevoiten edhe 6-të pikë, për të qenë të sigurtë. Megjithatë besojmë se në takimin e rradhës kundër 11 Oktomvrit të premten do të marim tre pikë, që më pas në teren vendas ndaj Novacit të sigurojmë kualifikimin në Ligën e Parë”, – deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës Besir Shaqiri.

Me fitoren e fundit kundër Napredokut, skuadra Shkëndijës thuajse 100% ka siguruar kualifikimin në elitën e futbollit vendor, mirëpo në taborin “kuq e zi” nuk shpejtojnë për asgjë dhe parapëlqejnë që të fillojnë festën atëherë kur edhe matematikisht do të kenë të siguruar kualifikimin. Megjithse gjasat që të ndoshë ndonjë befasi nuk egzistojnë fare, megjithatë Shkëndija mendon seriozisht për takimet e rradhës, duke kërkuar numër maksimale të pikëve, që sa më parë të heqin brengat e titullit të kampionit në Ligën e Dytë. Megjithatë falë paraqitjeve të shkëlqyeshme në pranverë, ku skuadra Shkëndija shkel gjithçka që i del përpara, nuk mund e të mos mendohet për festën e suksesit dhe rrikthimit të klubit në Ligën e Parë, aty ku sipas shumë njohësve të mirë të futbollit Shkëndija e ka vendin.
“Dalëngadalë ne kemi filluar me përgatitjet për të festuar, megjithse na nevoiten edhe 6-të pikë, për të qenë të sigurtë. Megjithatë besojmë se në takimin e rradhës kundër 11 Oktomvrit të premten do të marim tre pikë, që më pas në teren vendas ndaj Novacit të sigurojmë kualifikimin në Ligën e Parë”, – deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës Besir Shaqiri. Ai sqaroi se qëllimi i ekipit është që në dy ndeshjet e rradhës të marrë maksimumin e pikëve, që më pas në dy takimet e fundit skuadra të luajë më e relaksuar. Megjithatë Shaqiri paralajmëroi se festa e vërtetë me rastin e kualifikimit në Ligën e Parë do të jetë në përballjen e fundit me Ohrin, ndërsa drejtuesit e ekipit “kuq e zi” që tani mendojnë për përforcimin e skuadrës me futbollistë cilësorë.
“Festa e vërtetë do të jetë në përballjen e fundit të kampionatit, kur në Tetovë takohemi me Ohrin. Për ndryshe ne përgatitemi edhe për Ligën e Parë dhe interesohemi për përforcime eventuale, pasi edhe koha është për një gjë të tillë. Ndjekim disa futbollistë, por nuk mund të them emra konkret. E sigurtë është se prej jashtë mund të sjellim dy futbollistë Afrikanë, që janë reprezentues potencial të shteteve të tyre si dhe një futbollist cilësor serb”, – përfundoi Shaqiri.
Ndërkohë anash planeve të kryesisë për festën dhe përforcimet, futbollistët përgatiten maksimalisht për sfidën e rradhës, kur në kuadër të javës së 23-të, Shkëndija do të udhëtojë për në Prilep, ku do të përballet me 11 Oktomvrin. Ky takim si dhe gjithë përballjet tjera të javës së 23-të të Ligës së Dytë do të zhvillohen të premten më 30-të prill, një ditë më herët se zakonisht, për shkak të festës së 1 majit. Për këtë përballje të gjithë futbollistët do të jenë të gatshëm për lojë, përfshi këtu edhe Bllagojçe Gllavevskin, i cili ka rikuperuar lëndimin e ligamentev dhe pritet të rrikthehet në këtë fund të kampionatit. Mungesa e vetme do të jetë autori i tre golave kundër Napredokut, Ersen Sali, i cili ka grumbulluar tre kartonë të verdhë dhe do të pushojë në takimin e të premtes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *