Home / Sport / Shkëndija e sigurtë, Drita barazoi me Bregallnicën

Shkëndija e sigurtë, Drita barazoi me Bregallnicën

Lideri i renditjes së Ligës së Dytë, Shkëndija në kuadër të javës së 20-të pa problem mundi Vllaznimin e Strugës me rezultatin bindës 3:0. Ndërkohë në ndeshjen kryesore të javës Drita dhe Bregallnica u ndanë baraz 1:1. Skopje mundi Cementarnicën dhe kaloi në pozitën e dytë, ku para kësaj javë gjendej Bregallnica.

Derbi i javës së 20-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, ndërmjet Dritës së Bogovinës dhe Bregallnicës së Shtipit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1:1. Megjithatë sipas reagimeve që vijnë nga Bogovina, ata në këtë takim ata kanë qenë të dëmtuar nga ana e arbitrave, posaçërisht kur në çastet e fundit të takimit Dritës i’u mohua një penalti e pastërt. Dyshimet rriten kur dihet fakti se treshja e arbitrave për këtë përballje disa herë është ndryshuar. Për ndryshe të parët në epërsi kaluan mysafirët në pjesëlojën e parë, ndërsa Drita barazoi në fillim të pjesës dytë me anë të penaltisë, kur i saktë ishte kapiteni Argjend Ramadani.
Ndërkohë lideri i tabelës Shkëndija pa ndonjë problem më të madh mundi 3:0 Vllaznimin e Strugës. Pos fitores e cila Shkëndijën e mban të sigurtë në vendin e parë, në këtë takim falë rezultatit të lartë trajneri Qatip Osmani pati mundësi që tu japë mundësi të luajnë në ekipin e parë disa futbollistëve të rrinjë. Portieri i ri Hadis Velii hyri në vend të Suad Zendelit, i cili në momentet e largimit nga tereni mori duartrokitje frenetike nga publiku tetovar. Përveç portierit Velii në lojëu inkuadruan edhe dy të rrinjë tjerë që pritet të jenë e ardhmja e Shkënijës, Albin Alija dhe Fatmir Ramadani. Paraqitja e të tre futbollistëve të inkuaruar ishte solide duke konfirmuar se në ta mundet në të ardhmen të llogaritet seriozisht.
Sa i përket lojë vendasit që në fillim u hodhën në kërkim të avantazhit, mirëpo goli mungoi deri në minutën e 30-të kur Muhamed Huseini me goditje precize mposhti portierin kundërshtar Astrit Merko. Vetëm dy minuta më vonë aksion fantastik i “kuq e zinjëve”. Gjithçka filloi Sali i cili bukur pasoi për Eminin, ndërsa ky pasi depërtoi në zonë assistoi drejt Asanit që solli përfundim të qetë për epërsi 2:0.
Në start të pjesës së dytë Shkëndija solli edhe golin e 3-të në këtë takim. Kapiteni Emrullahu tentoi të assistoi për Ersen Sali, ndërsa mbrojtësi i Vllaznimit Egzon Belica duke dashur të pastrojë situatën, dërgoi topin në rrjetë të gabuar, duke vendosur rezultatin përfundimtar Shkëndija-Vllaznimi 3:0. Deri në fund të takimit Shkëndija me sukses administronte lojën mirëpo ndryshim të rezultatit nuk pati. Për Vllaznimin çka mund të themi? Thjesht për 90-të minuta ata nuk kishin asnjë kanosje të vetme për portën e Shkëndijës, duke bërë që as Zendeli e më pas edhe Nafii mos të kenë asnjë intervenim. Vlen të ceket se ndeshja ishte skajshmërisht ferr dhe korekte, ndërsa arbitri Igor Cvetkovski pa gabime drejtoi ndeshjen duke mos treguar ansjë karton të verdhë.
Në ndeshjet tjera Skopje fitoi 2:0 si mysafir i Cementarnicës dhe pas vetëm një javë u rrikthye në pozitën e dytë, duke e zbritur në vend të tretë Bregallnicën. Miravci ishte bindës ndaj Lokomotivës duke fituar 5:1, Bellasica nuk pati probleme me Novacin, ndërsa fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë shënoi 11 Oktomvri e cila si mysafir mundi Ohrin me rezultat 3:2.

Rezultatet e javës së 20-të:
Drita 1-1 Bregallnica,
Shkëndija 3-0 Vallznimi Trim Lum,
Cementarnica 0-2 Skopje,
Vëllazërimi-Napredoku,
Miravci 5-1 Lokomotiva,
Ohri 2-3 11 Oktomvri dhe
Bellasica 2-1 Novaci.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *