Home / Sport / Shkëndija mysafire e 11 Oktomvrit

Shkëndija mysafire e 11 Oktomvrit

Të premten në program janë ndeshjet e javës së 23-të në Ligën e Dytë, në të cilat më interesante është lufta e Skopjes dhe Bregallnicës për pozitën e dytë. Lideri i renditjes Shkëndija vazhdon të shkelë gjithçka para vetes, ndërsa këtë gjë do të tentojnë që të vazhdojnë me fitore edhe në Prilep ku përballen me 11 Oktomvrin.

Festa e 1 Majit ka zhvendosur për një ditë përpara takimet e javës së 23-të në Ligën e Dytë, të cilat zhvillohen të premten me fillim në orën 16:30. Në kushte kur Shkëndija e Tetovës thuajse është e paaritshme në pozitën e parë, ndërsa me disfatën e javës së kaluar të Napredokut, pikërisht në Tetovë në duelin me liderin e renditjes u vendos ekipi që do të mbajë vendin e katërt, duket se lufta kryesore e kreut të tabelës do të zhvillohet për pozitën e dytë e cila mundëson inkuadrim të drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë. Në luftë të ashpër për këtë vend janë Skopje dhe Bregallnica. Skuadra nga lagja “Autokomandë” e Shkupit për momentin renditet e dyta, mirëpo këtë javë udhëton për në Strugë ku takohet me Vllaznimi Trim Lum. Struganët në disa përballje me rradhë kanë dështuar të marrin rezultate pozitive dhe duket se janë të vendosur pikërisht përballë pretedentit për kualifikim në elitë, të marrin një gjë të tillë. Sigurisht në dështim të Skopjes do të shpresojë Bregallnica e Shtipit, të cilët nuk pritet të kenë problem përballë ekipit të ri të Lokomotivës, megjithse do të luajnë në cilësi të mysafirit.
Lideri i renditjes Shkëndija vazhdon të shkelë gjithçka që i del përpara, ndërsa do të tentojnë që të vazhdojnë me fitore edhe në Prilep ku përballen me 11 Oktomvrin. Vendasit janë në luftë për të shmangur rënien nga kategoria e dytë, mirëpo “kuq e zinjtë” tetovarë nuk meren shumë me planet ekipit prilepas. Shkëndija me fitore eventuale në këtë përballje sotme, atëherë fundjavën e ardhshme në Tetovë përballë Novacit mund të sigurojë edhe matematikisht inkuadrimin në Ligën e Parë. Për takimin kundër 11 Oktomvrit, Shkëndija nuk mund të llogarisë vetëm në Ersen Sali, i cili do të “kërcejë” këtë takim për shkak të kartonëve të verdhë, ndërsa të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë.
Drita e Bogovinës udhëton drejt Ohrit, ku përballet me ekipin vendas që me një këmbë është në Ligën e Tretë. Bogovinasit shpresojnë në fitore, mirëpo që nuk do të ketë kurfarë vlere rreth renditjes së Dritës, pasi tani më janë humbur të gjithë gjasat për pozitën e katërt. Në ndeshjet tjera, Bellasica pret Vllazërimin e Kërçovës, Napredoku takohet me Cementarnicën, ndërsa Novaci mirëpret Miravcin.

Dyshet e javës së 23-të:
Ohri-Drita
Bellasica-Vllazërimi
Novaci-Miravci
11 Oktomvri-Shkëndija
Napredoku-Cementarnica
Lokomotiva-Bregallnica
Vllaznimi-Skopje

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *