Home / Sport / Shkëndija shumë e fortë për Napredokun

Shkëndija shumë e fortë për Napredokun

Ersen Sali me tre gola të shënuar ishte më i merituari për fitoren e Shkëndijës 4:1 përballë Napredokut, mirëpo përshtypja globale është se “kuq e zinjtë” treguan paraqitjen më të mirë në këtë sezon. 16-të vjecari Valmir Nafiu u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë golin debutues në ekipin e parë. Skopje morri tre pikë të mëdha në Bogovinë, duke ruajtur pozitën e dytë në renditje.

Shkëndija edhe përfundimisht ka bindur të gjithë se nuk e ka vendin në Ligën e Dytë, pasi posedon formacion tepër të fortë për të luajtur në këtë kategori. Për më shumë, në këtë garë duket se ekipi tetovar nuk ka kundërshtarë të denjë. Paraqitja e shkëlqyeshme përballë Napredokut (pretendent për inkuadrim në Ligën e Parë), të cilëve Shkëndija gjatë 90-të minutave u mbajti orë të futbollit modern, loja kreative, e rrjedhshme, me shumë fantazi dhe ide, kombinimet e bukura, mbrojtja e sigurtë dhe rezultati i lartë 4:1 flasin gjithcka për liderin e Ligës së Dytë dhe thuajse 100% anëtarin e ri të elitës së futbollit vendor. Por të fillojmë me rradhë. Shkëndija që në start të takimit hyri furishëm, duke kërkuar me shpejtësi golin për të demantuar gjithë ata spekulime se pikët do t’i dhuroheshin kundërshtarit. Megjithatë Shkëndija luajti ndershëm, në mënyrën e vetme që din. Luajti për vete, për nderin e klubit, për publikun dhe për asgjë tjetër, duke bërë me dije se ky ekip asnjëherë nuk hyn në pazarllëqe me askënd dhe nuk merr pjesë në lojëra të ndyta. Vërtetimi i parë për gjithë këtë erdhi që në minutën e 5-të të takimit, kur Ferhan Hasani lëshoi assist të përkryer për Ersen Sali, i cili pasi depërtoi në zonë, me goditje precize mposhti portierin kundërshtar, duke filluar shoun e tij në këtë përballje. Shkënija edhe pas golit të epërsisë vazhdoi të dominojë në terren, duke vendosur një tempo të jashtëzakonshme të lojës, që për miqtë ishte e paaritshme. Goli i dytë erdhi në minutën e 32-të, kur Emërllahu harkoi nga goditja e lirë, ndërsa Ersen Sali në mënyrë jo të zakontë dërgoi topin në rrjetën e Napredokut.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Shkëndijës dhe në fushën e lojës egzistonte vetëm një ekip. Goli i tretë erdhi në minutën e 70-të, kur kapiteni i ekipit Burhan Emrullahu dërgoi assist të përkryer para portës së Napredokut, ndërsa Ersen Sali ishte preciz me kokë, duke kompletuar hat-trickun e tij në këtë përballje. Pak më vonë Sali u largua nga loja me duartrokitje frenetike nga publiku tetovar, ndërsa në vend të tij hyri në lojë anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë U17, Valmir Nafiu. 5 minuta pa përfunduar takimi, përsëri Emrullahu nisi sulm të vendasve duke pasuar për Hasanin, i cili për mrekulli assistoi drejt Nafiu, ndërsa ky i fundit dërgoi topin në rrjetë, duke regjistruar golin debutues në ekipin e parë të Shkëndijës, me vetëm 16-të vjet. Deri në fund të përballjes një lëshim i vogël në mbrojtjen vendase u shfrytëzua nga miqtë, të cilët me anë të Naumovskit zbutën epërsinë në 4:1.
Në ndeshjet tjera, Skopje mori fitore kurciale në fushë të Dritës, duke fituar 3:2 dhe në këtë mënyrë ruajtën pozitën e dytë në renditje. Bregallnica ishte bindëse ndaj Vllaznimit duke fituar 5:1, Vllazërimi dhe Novaci u ndanë pa gola, njëjtë si Cementarnica me Lokomotivën. Mirvaci fitoi 1:0 ndaj 11 Oktomvrit, ndërsa Bellascia fitoi 2:0 si mysafir i Ohrit.

Rezultatet e javës së 22-të:
Shkëndija-Napredoku 4:1
Drita-Skopje 2:3
Bregallnica-Vllaznimi Trim Lum 5:1
Cementarnica-Lokomotiva 0:0
Miravci-11Oktomvri 1:0
Vllazërimi-Novaci 0:0
Ohrid-Bellasica 0:2

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *