Home / Lajme / Maqedoni / Shkodran Idrizi fton Ahmetin të dëshmojë pafajësinë e tij

Shkodran Idrizi fton Ahmetin të dëshmojë pafajësinë e tij

12 prill-
Ai bëri thirrje Ali Ahmetit Abdilaqim Ademit dhe Hazbi Lika për të konfirmuar deklaratat e tij, sepse ata kanë dokumentacionin e të gjithë ushtarëve ku ata ishin të vendosur.

I dyshuari I parë për keqtrajtimin e punëtorëve të Mavrovës Shkodran Idrizi sot në gjykatë nuk e pranoi fajin.

Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat që ai të ketë rrëmbyer dhe keqtrajtuar tre punëtorë të ndërtimit nga Kumanova.

Sipas Idrizit padia ndaj tij është e rremë, sepse ai nuk ishte në fshat, kur ndodhi incidenti.

Ai bëri thirrje Ali Ahmetit Abdilaqim Ademit dhe Hazbi Lika për të konfirmuar deklaratat e tij, sepse ata kanë dokumentacionin e të gjithë ushtarëve ku ata ishin të vendosur, njofton televizion nacional Kanal 5

Shkodran Idrizi tha se gjatë konfliktit ishte vetëm një herë në vendlindjen e tij Zhelinë, por jo në kohë në vendin e ngjarjes për të cilën ai është akuzuar. Gjatë konfliktit ka qenë gjithmonë në fshatrat e Tetovës Xhermë dhe Xhepçisht.

Idrizi shtatë vjet ishte i arratisur, dhe disa muaj më parë u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në vend. Përveç tij për rastin e punëtorëve të Mavrovës janë ngarkuar me akuza edhe 20 tjera.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *