Home / Lajme / Maqedoni / Shkup: Liderët nuk arrijnë marrëveshje

Shkup: Liderët nuk arrijnë marrëveshje

8 prill-
I pyetur se pse ka nevojë për takim ekspertësh kur si VMRO-DPMNE dhe lider i kësaj partie nuk janë të pranueshme propozimet e palës shqiptare, gjegjësisht DR-së, Gruevski ka nënvizuar se “takim ekspertësh do të ketë, por nuk mund të pranohen kërkesat e tilla”.

Liderët e katër partive kryesore në Maqedoni janë dakorduar që propozimet për ndryshimet kushtetuese të shqyrtohen dhe diskutohen nga grupet e ekspertëve të partive politike.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas këtij takimi ka theksuar se është mirë që janë marrë vesh për të krijuar grupe ekspertësh nga partitë politike pjesëmarrëse në takim, për të shqyrtuar dhe diskutuar për të gjitha propozimet lidhur me ndryshimet kushtetuese të ofruara nga partitë politike. “Të analizohen propozimet e partive politike. Nëse do të përkrahen propozimet do të jetë mirë dhe deri në fund të muajit do të ketë takim tjetër me kusht që grupet e ekspertëve paraprakisht të arrijnë këtë qëllim. Ne gjitha kërkesat tona i kemi bërë me shkrim dhe ato do të shqyrtohen”, ka theksuar Ahmeti. Kryetari i DR-së, Imer Selmani ka theksuar se në këtë takim ka propozuar që sipas parimit të Badenterit të vendoset, përveç se në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin gjyqësor gjatë zgjedhjes së gjykatësve, por edhe gjatë miratimit të buxhetit të shtetit.

“Propozimet tona u kundërshtuan në këtë takim, ndërsa u përkrah propozimi i liderit të BDI-së, për takime të grupeve të punës. Në jemi për ate që nëse përkrahen qëndrimet tona, do të ketë harmoni në vende, sepse në të kundërtën s`do të ketë kuptim politika dhe demokracia”, ka theksuar Selmani.

Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski deklaroi se ka dëgjuar propozimet e liderëve të partive politike dhe se ai ka shpalosur propozimin për ndryshim, respektivisht plotësimin e nenit 52 të Kushtetutës me të cilin do të mundësohet vjetërsia e veprave penale që kanë të bëjnë me transfromimin e kapitalit shtetëror dhe shoqëror. “Në jemi që të hapet debat dhe të debatohet që njëherë e përgjithmonë të hidhet dritë mbi privatizimin, sepse shpesh po debatohet për kriminalizim të privatizimit dhe ja rasti të zgjidhet”, ka theksuar Cërvenkovski. Sipas tij, propozimi i DR-së për Badenter në Gjykata është i papranueshëm., sepse siç nënvizoi ai, gjykatat nuk janë institucione politike. Ai ka shtuar se propozimin e BDI-së nuk ka arritur që ta lexoj, pasi që ka qenë në formë të shkruar.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka theksuar se propozimet e DR-së dhe BDI-së për partinë e tij nuk janë të pranueshme. “Nëse është ashtu që në shikim të parë i pamë kërkesat e tyre, nuk do të mund t`i përkrahim. Këtë e kemi shprehur qartë dhe nëse ato janë kush për ndryshimin e mëtejm të kushtetutës, atëherë ne nuk do të mund të pranojmë ndryshim të kushtetutës, duke pranuar punë për të cilat kemi mospajtime të thella”, ka theksuar Gruevski, duke shtuar se kërkesat e DR-së i tejkalojnë së tepërmi kufijtë e Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me kërkesën e LSDM-së, Gruevski ka theksuar se propozimi i tyre përbën një blof politik sepse privatizimi ka përfunduar. “Me këtë Branko Cërvenkovski mundohet të laj veten me ate se jam për një debat të tillë rreth privatizimit. Për fat të keq Cërvenkovski këtë propozim është dashur ta jap para 15 viteve, kur ka filluar privatizimi, e jo sot”, ka theksuar kryeministri Gruevski. I pyetur nga gazetari i agjencisë së lajmeve INA, se pse ka nevojë për takim ekspertësh kur si VMRO-DPMNE dhe lider i kësaj partie nuk janë të pranueshme propozimet e palës shqiptare, gjegjësisht DR-së, Gruevski ka nënvizuar se “takim ekspertësh do të ketë, por nuk mund të pranohen kërkesat e tilla”. (S.Saqipi/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *