Home / Lajme / Rajon / Shok në Qipro për shkak të përdhunimit të një vajze 11 vjeçare, e cila përdhunuesin e ka njohur në Fejsbuk

Shok në Qipro për shkak të përdhunimit të një vajze 11 vjeçare, e cila përdhunuesin e ka njohur në Fejsbuk

9 prill-
Sipas policisë, vajza është përdhunuar më 15 mars. Një javë më vonë vajza i ka treguar nënës së saj se çka i ka ndodhur.

Opinioni në Qipro është shokuar për shkak të përdhunimit të një vajze 11-vjeçare, nga ana e një burri 38-vjeçar, i cili është njohur me të përmes rrjetit social Fejsbuk, kumtojnë gazetat greke të Qipros.

Përdhunuesi është shtetas grek, i cili vullnetarisht shërben në Gardën kombëtare të Qipros dhe dje është dorëzuar në gjykatën në Limasol. Kundër tij janë ngritur padi për përdhumin dhe dhunë seksuale mbi një fëmijë të mitur.

Sipas policisë, vajza është përdhunuar më 15 mars. Një javë më vonë vajza i ka treguar nënës së saj se çka i ka ndodhur.

Ajo ka pranuar se me përdhunuesin është njohur në Fejsbuk. Në këtë rrjet i kanë shkëmbyer telefonat dhe kanë filluar të bisedojnë. Pastaj janë marrë vesh që të shihen dhe që në takimin e parë 38-vjeçari e ka përdhunuar.

Burri, i cili është i martuar dhe ka tre fëmijë, e ka pranuar krimin, por ka pohuar se nuk e ka ditur se vajza është 11 vjeçe.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *