Home / Lajme / Maqedoni / Shqipëria ultimatum Maqedonisë: Dëshirojmë të na khehet Shën Naumi

Shqipëria ultimatum Maqedonisë: Dëshirojmë të na khehet Shën Naumi

1 prill
Në letër Qeveria shqiptare poashtu ka shprehur qëndrimin se ky lokalitet padrejtësisht i është marrë shqiptarëve.

Shkup, 1 prill – Qeveria shqiptare i ka dhënë ultimatum qeverisë maqedonase të angazhohet për kthimin e Shën Naumit në Shqipëri.

Përmes një letre konfidenciale të cilën arriti ta sigurojë “Zhurnal”, qeveria shqiptare i ka dhënë afat prej tre muajsh Maqedonisë të fillojë përgatitjet për kthimin e Shën Naumit në territorin e Shqipërisë. Përndryshe ka paralajmëruar se “shteti shqiptar do t’i shqyrtojë të gjitha masat, duke mos përjashtuar masat ushtarake për kthimin e sovranitetit shqiptar mbi lokalitetin historik të Shën Naumit”.

Në letër Qeveria shqiptare poashtu ka shprehur qëndrimin se ky lokalitet padrejtësisht i është marrë shqiptarëve.

Përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë nuk i kanë konfirmuar këto informata sepse bëhet fjalë vetëm për shaka 1 Prilli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *