Home / Sport / Skopje dhe Shkëndija ndajnë pikët

Skopje dhe Shkëndija ndajnë pikët

Derbi i javës së 19-të të Ligës së Dytë ndërmjet Skopjes dhe Shkëndijës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, që më së shumti i konvenonte skuadrës tetovare, si dhe Bregallnicës e cila pas fitores bindëse ndaj Cementarnicës është rrikthyer në vendin e dytë. Napredoku ruajti pozitën e katërt pasi mundi Ohrin, ndërsa Drita me fitoren ndaj Novacit mbajti hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

Duket se këtë sezon si kurrë më parë Liga e Dytë do të sjellë emocione dhe paqartësi të mëdha deri në zgjedhjen e dilemave të skuadrave që do të inkuadrohen drejtëpërsëdrejti në Ligën e Parë, atyre që do të luajnë në balotazh për një rang më lartë, por edhe në fundin e tabelës ku disa skuadra luftojnë t’i largohen më të keqes, rënies në kategorinë e tretë. Në luftën për kreun e tabelës duket se Shkëndija është në një avantazh të vogël, pasi për momentin janë të parët me 45 pikë, tre më shumë se Bregallnica në vendin e dytë. “Kuq e zinjtë” posedojnë formacionin më të fortë dhe pasi një javë më parë mundën Bregallnicën, ata në kuadër të javës së 19-të dolën të pamposhtur nga fusha e një tjetër konkurenti për kreun, Skopje. Në fakt loja e Shkëndijës ishte larg asaj që pritet nga kjo skuadër më fond të futbollistëve shumë cilësor, por megjithatë edhe në kushte të tilla ata morrën një pikë të madhe nga ky terren i vështirë. Skopje që në start të takimit bëri të ditur se do të kërkojë fitore, mirëpo Shkëndija ishte ekipi që kishte kontrollin e lojës, megjithse nuk bëhej fjalë për ndonjë lojë dominim apo lojë të mirë të tetovarëve. Megjithatë golat mungonin, pasi rastet ishin të pakta, ndërsa në kushte të tilla gabimet mund të vendosnin. Pak para mbylljes së pjesës së parë një top i parrezikshëm i kthyer për Bilbilovskin, që në këtë rast ishte i pakujdesshëm duke prekur topin me dorë, solli penalti për vendasit, të cilët avansuan 1:0. Në pjesën e dytë “kuq e zinjtë” vazhdimisht ishin në kërkim të golit të barazimit, mirëpo loja e padefinuar e tyre i pengonte të arrinë një gjë të tillë. Megjithatë edhe në kushte të tilla Shkëndija barazoi kur harkimi i mirë i Emrullahut u shfrytëzua nga Ersen Sali, që me kokë dërgoi topin në rrjetën vendase. Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit, kështu që skuadrat u ndanë me barazimin 1:1. Shkëndija mbetet në krye të tabelës me 45 pikë, ndërsa Skopje bie në vendin e tretë.
Rezultati në Autokomandë më shumë gëzoi futbollistët e Bregallnicës, të cilët rrikthyen pozitën e dytë pas fitores së thellë 5:0 ndaj Cementarnicës. Napredoku vazhdon të ruajë pozitën e katërt me 36 pikë, pasi në fushë të vet mundi Ohrin 2:1, ndërsa Drita vazhdon të ndjekë katër skuadrat e para, pasi të shtunën fitoi 1:0 në fushë të Novacit. Vllaznimi i Strugës të premten mundi Miravcin 1:0, ndërsa Vëllazërimi i Kërcovës humbi nga Lokomotiva 2:0. Këtë javë spikat disfata e Bellasicës në Prilep nga skuadra e 11 Oktomvrit.

Rezultatet e javës së 19-të:
Skopje-Shkëndija,
Bregallnica-Cementarnica,
Napredoku-Ohri,
Novaci-Drita,
Lokomotiva-Vëllazërimi,
11 Oktomvri-Bellasica,
Vllaznimi Trim Lum 1-0 Miravci.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *