Home / Sport / Sot derbi Barcelona – Inter

Sot derbi Barcelona – Inter

Sot zhvillohet ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Ligës së kampionëve mes Barcelonës dhe Interit, i cili takim shihet si finale para finales, pasi Inter në takimin e fundit shënoi fitore 3 me 1.
Barcelona do të mundohet që ta kthejë rezultatin në favor të vetin, por edhe Inter ka dëshmuar se është një skuadër që duhet respektuar.
Mbrëmë në Lion është përcaktuar finalisti i parë, ku Bajern pa ndonjë vështirësi arriti ta mposht Lionin me tri gola të shënuara nga kroati Ivica Oliç.

Armët janë ngritur. Fusha e “Kamp Nou”-t mbrëmjen e sotme do të shndërrohet në arenën ku gladiatorët e Barcelonës dhe Interit do të përplasen me njëri-tjetrin. Objektivi është i njëjtë dhe i pandryshueshëm: bileta për në “Santiago Bernabeu” ku më 22 Maj Bajerni i Mynihut do të jetë përballë katalanasve ose zikaltërve.

Interi e ka fituar 3-1 përballjen e parë në “San Siro” javën e kaluar dhe sot më tepër se kurrë shpreson për ëndrrën 45-vjeçare. Por kundër Barcelonës në “Kamp Nou” nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Shtutgarti dhe Arsenali e pësuan me të njëjtin rezultat në sfidat e kthimit në fazat e kaluara: 4-0. Sot mjafton një fitore 2-0 dhe tifozët e Realit mund të kenë “makthin” të shohin rivalët e urryer të diskutojnë në shtëpinë e tyre trofenë më të rëndësishëm.

Atmosfera nuk është shuar për asnjë minutë gjatë kësaj jave. Mediat katalanase kanë mbajtur në tension mjedisin në Barcelonë dhe të gjithë besojnë në përmbysjen e madhe. Për Pep Guardiolën nuk do të jetë i gatshëm kapiteni Pujol (për arsye kartonash), kurse për Hoze Mourinjon, përveç Stankoviçit, të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm. Pra, gjithçka gati. Pritet vetëm vërshëllima e gjyqtarit belg Frank de Bleker.

Barcelona – Inter (1-3), formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3): Valdes; Dani Alves, Piqué, G.Milito, Abidal; Xavi, Busquets, Keita; Messi, Ibrahimovic, Pedro. Trajner: Guardiola

Inter (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Cambiasso, Thiago Motta; Eto’o, Sneijder, Pandev; D. Milito. Trajner: Mourinho

Gjyqtar: De Bleker (Belgjikë)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *