Home / Sport / Speciale / Futbollistët më të mirë në 10 vitet e fundit

Speciale / Futbollistët më të mirë në 10 vitet e fundit

Të fortë, të jashtëzakonshëm, spektakolarë dhe mbi të gjitha, fitues. Ja 10 futbollistët më të mirë të dekadës që lamë pas.

10. Fabio Kanavaro (Itali)
Shembulli i përkryer i grintës, personalitetit dhe sigurisë në lojë: ikona e Italisë, Kampione Bote në vitin 2006

9. Uejn Runi (Angli)
Sulmues tipik modern, i aftë të bëjë çdo gjë. Cilësi dhe sasi, ylli i Mançester Junajtid premton të lërë gjurmë edhe në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

8. Andrij Shevçenko (Ukrainë)
Golashënues i jashtëzakonshëm, i aftë të luajë mjaft mirë edhe jashtë zone. Simbol i Milanit dhe i kombëtares ukrainase.

7. Lionel Mesi (Argjentinë)
Protagonisti absolut i suksesit të gjashtëfishtë të Barcelonës në sezonin e kaluar. Pritet të konfirmohet edhe me kombëtaren e Argjentinës.

6. Kristiano Ronaldo (Portugali)
Udhëheqësi i Mançester Junajtid, kampion i Europës në vitin 2008 dhe gjithashtu, vendimtar edhe me kombëtaren portugeze.

5. Paolo Maldini (Itali)
Kapiten i kombëtares Azurre deri në vitin 2002 dhe legjenda e Milanit deri në sezonin e kaluar. Një flamur i dashur nga dhe me të gjithë.

4. Ronaldinjo (Brazil)
Dhuron magji me Brazilin, kampion Bote në vitin 2002 e më pas me Barcelonën, kampione e Europës në 2006.

3. Kaka (Brazil)
Simboli i Milanit që fitoi gjithçka në vitin 2007. Kampion vendimtar në sfida vendimtare.

2. Zinedin Zidan (Francë)
Elegancë dhe fantazi, “firmos” me anë të një kryevepre të fundit trofe të Ligës së Kampionëve të Realit të Madridit në vitin 2002.

1.Ronaldo (Brazil)
Lokomotiva e Brazilit, që fitoi për të pestën herë Kupën e Botës në vitin 2002. I jashtëzakonshëm me golat dhe klasin e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *