Home / Sport / Speciale/Trajnerët më fitues në 10 vitet e fundit

Speciale/Trajnerët më fitues në 10 vitet e fundit

Ata janë “timonierët” e skuadrave në rrugën drejt trofeve. Të aftë e mbi të gjitha të suksesshëm, ja cilët janë 10 trajnerët që kanë fituar më tepër në dhjetëvjeçarin e fundit.

8. Ronald Kuman (Hollandë)
Ka fituar gjithsej 8 trofe me Ajaksin, Benfikën, Psv Einthoven, Valencian dhe AZ Alkmarin (3 kampionate dhe 5 Kupa kombëtare);

8. Zherard Hulier (Francë)
Me Liverpulin dhe Olimpikun e Lionit francezi ka fituar 2 kupa ndërkombëtare, 2 kampionate dhe 4 Kupa kombëtare);

8. Horge Fosati (Uruguaj)
Ka fituar 8 tituj me ekipet e Danubios, LDU Kuitos dhe AL-Sado Katarit (2 tituj ndërkombëtarë, 4 kampionate dhe 2 Kupa kombëtare);

6. Roberto Mançini (Itali)
Me Fiorentinën, Lacion dhe Interin, Mançini ka marrë 9 trofe (3 kampionate dhe 6 Kupa kombëtare, pa arritur të triumfojë në garat europiane);

6. Karlo Ançeloti (Itali)
Italiani ka bërë të vetat 5 trofe ndërkombëtarë, 1 kampionat dhe 3 Kupa kombëtare (9 gjithsej) me Milanin dhe Çelsin;

5.Mirçea Luçesku (Rumani)
Me Gallatasarajin, Beshiktashin dhe Shaktar Donjetskun trajneri rumun ka marrë 10 tituj (2 kupa ndërkombëtare, 5 kampionate dhe 3 Kupa kombëtare);

3. Otmar Hicfeld (Gjermani)
Trajneri aktual i kombëtares së Zvicrës ka aritur të sigurojë 11 trofe me Bajernin e Mynihut (2 tituj ndërkombëtarë, 4 kampionate dhe 5 Kupa kombëtare);

3. Valeri Gazaev (Rusi)
Me CSKA Moskën dhe Dinamon e Kievit ish-tekniku i kombëtares ruse ka fituar 1 titull ndërkombëtar, 3 kampionate dhe 7 Kupa kombëtare);

2. Hoze Mourinjo (Portugali)
Fillimisht me Porton, Çelsin e më pas me Interin “I veçanti” ka siguruar 14 tituj (2 ndërkombëtarë, 5 kampionate dhe 7 Kupa kombëtare);

1.Aleks Ferguson (Skoci)
Tekniku i “Djajve të kuq” mban rekordin me 15 trofe të fituar me Mançester Junajtid (2 tituj ndërkombëtarë, 6 kampionate dhe 7 Kupa kombëtare).

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *