Home / Sport / Stoli i Realit, 5 kandidatë në listë

Stoli i Realit, 5 kandidatë në listë

Karlo Ançeloti, Rafa Benitez, Fabio Kapelo, Hoze Mourinjo dhe Luis Felipe Skolari jane kandidatët post-Pelegrini në krye të stolit madrilen.

Rezultatet zhgënjyese të “mbretërve” në këtë sezon (eliminimi në 1/16-at e Ligës së Kampionëve dhe humbja me Barcelonën në kampionat, humbje e cila rrezikon seriozisht titullin) kanë bërë që lamtumira e Manuel Pelegrinit në fund të këtij sezoni të jetë mëse e sigurt. Në këtë mënyrë, “llotaria” për pasardhësin e kilenit është zyrtarisht e hapur.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive spanjolle “Marca”, janë të paktën 5 trajnerë në garë për të pasuar kilenin në krye të stolit “galaktik”: Ançeloti, Benitez, Kapelo, Mourinjo dhe Skolari. Gazeta që qëndron shumë pranë klubit kryeqytetas i përshkruan të gjithë këta si “trajnerë fitues”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *