Home / Lajme / Maqedoni / Strategji kombëtare për zvogëlimin e varfërisë dhe përjashtimin social

Strategji kombëtare për zvogëlimin e varfërisë dhe përjashtimin social

15 prill-
Papunësia në vitin 1997 ka arritur 36 për qind, në rënie ka qenë deri në vitin 2001 kur ka qenë 30,9 për qind. Pas kësaj periudhe shënon rritje dhe në vitin 2003 ka qenë 37,6 për qind, që pas kësaj periudhe sërish të shënohet rënie e butë dhe në vitin 2009 të regjistrohen rreth 32 për qind të papunë.

Në vitin 1997 në Maqedoni ka pasur 19 për qind të varfër. Përqindje më e lartë është vërejtur në vitin 2003 – 30,2, ndërsa të dhënat e fundit nga viti 2008 tregojnë se në vend ka pasur 28,7 për qind.

Urim Hasipi
Varfëria dhe përjashtimi social në Maqedoni do të zvogëlohet me masa dhe aktivitete në më shumë sfera si punë dhe punësim, arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale…, të sendërtuar në Strategjinë kombëtare, Projekt versioni i së cilës është prezantuar sot në konferencën përfundimtare të organizuar nga Ministriae Punës dhe Politikës Sociale.

Pas miratimit të Startegjisë nacionale, siç sqaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, duhet të përcillet edhe hartimi i planeve operative me aktivitete konkrete, dinamikë, por edhe nevojiten edhe mjete për aplikimin e tyre përmes institucioneve përkatëse, të cilat do të inkuadrohen.

“Është absurde që të thuhet se Strategjia nacionale mund të zbatohet dhe të japë rezultate për një vit. Shpresoj se në dy-tre vitet e ardhshme, Strategjia do të implementohet dhe në periudhën e ardhshme do të fillojë të japë rezultate. Deri më tani, strategji të këtillë nuk ka pasur dhe është me rëndësi që miratohet një dokument i këtillë”, theskoi Bajrami.

Ai shtoi se jashtë strategjisë Qeveria ndërmerr masa të tjera, të cilat, siç tha, mund të kontribuojnë për zvogëlimin e varfërisë dhe përjashtimit, me këtë rast duke i theksuar masat për punësim, nxitje të arsimit, mbrojtjes së grupeve më të prekshme…

Përfaqësuesja e KB-së në Maqedoni, Deidra Boid konsideron se Strategjia është hap i rëndësishëm në vendosjen e kornizës juridike për shoqëri më të drejtë dhe më kohezive.

Sipas Boid, përjashtimi dhe margjinalizimi nga një sferë bartet edhe në përjshtim në sfera të tjera, ndërsa bartet edhe brez pas brezi.

Papunësia në vitin 1997 ka arritur 36 për qind, në rënie ka qenë deri në vitin 2001 kur ka qenë 30,9 për qind. Pas kësaj periudhe shënon rritje dhe në vitin 2003 ka qenë 37,6 për qind, që pas kësaj periudhe sërish të shënohet rënie e butë dhe në vitin 2009 të regjistrohen rreth 32 për qind të papunë.

Në vitin 1997 në Maqedoni ka pasur 19 për qind të varfër. Përqindje më e lartë është vërejtur në vitin 2003 – 30,2, ndërsa të dhënat e fundit nga viti 2008 tregojnë se në vend ka pasur 28,7 për qind

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *