Home / Lajme / Maqedoni / Striminca e anashkaluar

Striminca e anashkaluar

22 prill-
Ka pasur një vetëiniciativë nga disa banorë dhe pronarët e shtëpive të cilët kanë vendosur një urë të improvizuar me qëllim që fëmijët të shkojnë në shkollë. Sikur të kishim maqedon në fshat atëherë me siguri se do vinte Gruevski të na vizitojë i cili kur u vërshuan fshatrat e komunës së Jegunocit mënjeherë u doli në ndihmë, kurse tek ne nuk ka ardhur jo ai vetë personalisht por asnjë nga ministrat shqiptarë apo deputet. Kur është kohë e zgjedhjeve të gjithë vijnë dhe kërkojnë vota ndërsa kur jemi në zor askush nuk meret me ne. Katër vjet jemi të haruar dhe të lënë nën mëshirën e fatin”, thotë Iseni

Urim Hasipi

Situata me vërshimet në fshatin Strimnicë aspak nuk është përmirësuar edhe gjatë ditës së sotme pohojnë banorët e këtij fshati që gjendet buzë Lumit Vardar.

Banorët e këtij fshati janë shprehur të revoltuar nga ministrat dhe qeveria e Maqedonisë e cila në këtë rast nuk tregoi asnjë interes që të dalë në ndihmë këtyre banorëve.

Ata theksojnë se sikur të kishin pasur maqedon në fshat me siguri se dikush nga pushteti do të tregonte interes për ata.

Sipas Safet Isenit, kryetar I këshillit të Xhamisë në fshatin Strimincë, askush nga kompetentët nuk i ka vizituar, por gjatë ditës së sotme banorët janë vetëorganizuar në mënyra të ndryshme që shtepitë të cilët u vërshuan nga uji të kenë lidhje me pjesën tjetër të fshatit.

”Ka pasur një vetëiniciativë nga disa banorë dhe pronarët e shtëpive të cilët kanë vendosur një urë të improvizuar me qëllim që fëmijët të shkojnë në shkollë. Sikur të kishim maqedon në fshat atëherë me siguri se do vinte Gruevski të na vizitojë i cili kur u vërshuan fshatrat e komunës së Jegunocit mënjeherë u doli në ndihmë, kurse tek ne nuk ka ardhur jo ai vetë personalisht por asnjë nga ministrat shqiptarë apo deputet. Kur është kohë e zgjedhjeve të gjithë vijnë dhe kërkojnë vota ndërsa kur jemi në zor askush nuk meret me ne. Katër vjet jemi të haruar dhe të lënë nën mëshirën e fatin”, thotë Iseni.

Ndërsa nga komuna e Zhelinës konfirmojnë gjendjen e rëndë në këtë fshat.

“ Është e vërtetë se qytetarët e komunës së Zhelinës janë të dëmtuar nga dalja e lumit Vardar nga korita edhe atë saktësisht në Strimnicë ku një sipërfaqe e madhe bujqësore është dëmtaur dhe gjithashtu dëm është shkaktuar edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve.

Ekipi i komunës sonë ka qenë prezent në vendngjarje bashkë me përfaqësues të Qendrës për menaxhim me krizat për të faktografuar dëmet dhe permanent është në kontakt me qytetarët për të ndihmuar ku është e mundur. Dua të potencoj se kjo nuk është hera e parë që ka kështu dëmtime prandaj apeloj deri te autoritetet shtetërore që të mundësohet një pastrim i koritës së lumit në këtë anë që në të ardhmen mos të na ndodhin vërshime të këtilla ” tha Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *