Home / Sport / SuperOliç, Bajerni ‘fluturon’ drejt “Bernabeut”

SuperOliç, Bajerni ‘fluturon’ drejt “Bernabeut”

Tre gola të sulmuesit kroat gjunjëzuan Olimpikun e Lionit brenda në “Gerland”, në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Padyshim që heroi i gjermanëve në mbrëmjen e sotme ishte Ivica Oliç. Sulmuesi i kombëtares kroate realizoi të tre golat që fundosën francezët, duke u ngjitur në kuotën e shtatë rrjetave në Ligën e Kampionëve (aq sa ka edhe Lionel Mesi). Skuadra e Luis van Galit vinte në këtë gjysmëfinale me epërsinë 1-0 në takimin e javës së kaluar në “Allianz Arena”.

Oliç zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, duke çuar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Pjesa e dytë është një histori më vete. Kapiteni Kris lë Lionin me dhjetë lojtarë në të 60-tën, duke shuar përfundimisht shpresat e ‘luanëve’ për të arritur një rezultat pozitiv. Në këtë moment Bajerni merr në dorë frenat e lojës, duke shënuar edhe dy herë të tjera në minutat 66’ dhe 77’. Emri në tabelën e golashënuesve është po i njëjti: Ivica Oliç.

Përfundon 0-3 dhe bavarezët sigurojnë biletën e finales për herë të parë pas nëntë vitesh. Tashmë skuadra e strategut Van Gal pret e qetë emrin e kundërshtarit të 22 Majit, që do të përcaktohet nga përballja mes Barcelonës dhe Interit. Ndërkohë, megjithë humbjen e thellë, Olimpiku i Lionit largohet me kokën lart, pasi ka meritën e mbërritjes deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për të parën herë në historinë e vet.

Olimpik Lion 0 – 3 Bajern Mynih (0 -1) (Oliç 26’, 66’, 77’)

Olimpik Lion (4-2-3-1): Lloris; Reveillere, Cris, Boumsong, Cissokho (46′ Gomis); Gonalons, Makoun; Govou, Delgado (67′ Pjanic), Bastos; Lisandro (79′ Ederson). (Vercoutre, Anderson, Gassama, Kallstrom). Trajner: Puel

Bajern Mynih (4-4-2): Butt; Lahm, Van Buyten (46’ Demichelis), Badstruber, Contento; Robben (75′ Klose), Van Bommel, Schweinsteiger (78′ Alaba), Altintop; Muller, Olic. (Rensing, Gorlitz, Gomez). Trajner: Van Gaal

Gjyqtar: Busacca (Zvicër)

Kartonë të verdhë: Gonalons (L), Altintop (B)

Karton i kuq: 60′ Cris (L)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *