Home / Lajme / Maqedoni / Takim i Ali Ahmetit me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Shkup

Takim i Ali Ahmetit me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Shkup

30 prill-
Nga ana e Ahmeti u përshëndet letra e përbashkët e Ambasadës së SHBA-së, BE-së, OSBE-së dhe Shtabit të NATO-s në Shkup për implementimin dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit. Ai vlerësoi se letra është në vijën e njëjtë me përcaktimet politike dhe programore të BDI-së dhe se misionet ndërkombëtare janë partner në zbatimin e kësaj marrëveshje paqësore.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Tetovë përfaqësues të Ambasadës së Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Siç thuhet në kumtesën e BDI-së, në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe për procesin e gjetjes së zgjidhjes për kontestin e emrit që Maqedonia ka me fqiun jugor.

Nga ana e Ahmeti u përshëndet letra e përbashkët e Ambasadës së SHBA-së, BE-së, OSBE-së dhe Shtabit të NATO-s në Shkup për implementimin dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit. Ai vlerësoi se letra është në vijën e njëjtë me përcaktimet politike dhe programore të BDI-së dhe se misionet ndërkombëtare janë partner në zbatimin e kësaj marrëveshje paqësore.

Edhe një herë bashkërisht u riafirmua rëndësia dhe vendosshmëria për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit, jo vetëm nga aspekti i marrëdhënieve ndëretnike, por edhe të proceseve të tjera demokratike në Republikën e Maqedonisë. E gjithë kjo në favor të qëllimit kryesor dhe prioritar, integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *