Home / Lajme / Maqedoni / Takim i kryetarit të BFI-së me kreun shtetëror

Takim i kryetarit të BFI-së me kreun shtetëror

15 prill-

“Pjesëmarrja jonë në gurëthemel të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte edhe një mesazh për bashkëjetes, me këtë rast për herë të parë arritëm që në një solemnitet të këtillë të paraqiten në mënyrë të barabartë përfaqësuesit e pesë bashkësive fetare në R.M”, thuhet më tej në kumtesën e BFI-së.

Urim Hasipi

Shkup, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Haxhi Sulejman efendi Rexhepi një ditë më parë, me bashkëpunëtorët e tij realizoi një takim me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Në këtë takim morën pjesë bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë si dhe disa ministra të kabinetit qeveritarë.

Siç thuhet në kumtesën e BFI-së në këto takime u bisedua për disa çështje të cilat e preokupojnë BFI- por edhe opinion e gjerë në vend siç janë: ‘Shkupi 2014’ respektivisht rindërtimi i Burmali Xhamisë, denaciaonalizimi i pronës së vakfit, problem i xhamisë në Prilep si dhe xhamia në fshatin Lazhec të Manastirit.

Edhe pse është shprehur dëshirë dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje për këto çështje, Bashkësia Fetare Islame në RM edhe më tej nuk ka marrë përgjigje konkrete për zgjidhjen e çështjeve të sipërpërmendura.

Dje Kuvendi i Bashkësisë Fetare Islame të RM, mbajti mbledhjen e saj të rregullt në të cilën u shqyrtuan raportet e organeve dhe enteve të BFI-së e sidomos u shqyrtuan çështjet e sipërpërmendura me të cilat po ballafaqohet Bashkësia Fetare Islame e RM-së.

Anëtarët e Kuvendit të BFI-së i dhanë përkrahje të parezervë Reis ul Ulema dhe Rijasetit të BFI, që edhe më tej fuqishëm të qëndroj në kërkesat e saj me të cilat mbrohen interesat e BFI-së dhe të muslimanëve në vend.

Në rast se këto çështje nuk zgjidhen në favor të BFI-së me të cilat po diskriminohet Bashkësia Fetare Islame e RM, Kuvendi i BFI-së kërkoi nga Rijaseti i BFI, se nuk ka bazë morale dhe etike që ajo të jetë pjesë e Konferencës për dialog ndërfetarë dhe ndërkulturorë e cila planifikohet që të mbahet në Ohër nga data 6 deri më 9 maj të vitit 2010 dhe për qëndrimin e saj të informojë Bashkësitë Fetare dhe asociacionet ndërkombëtare, llojet e ndryshme të organizimit fetar islam si dhe personalite të shquara në Evrope dhe botë.

“Pjesëmarrja jonë në gurëthemel të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte edhe një mesazh për bashkëjetes, me këtë rast për herë të parë arritëm që në një solemnitet të këtillë të paraqiten në mënyrë të barabartë përfaqësuesit e pesë bashkësive fetare në R.M”, thuhet më tej në kumtesën e BFI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *