Home / Lajme / Maqedoni / Takim i ministrave të punës dhe politikës sociale të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Takim i ministrave të punës dhe politikës sociale të Maqedonisë dhe Shqipërisë

21 prill-
Ministri shqiptar i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera tha se gjatë takimit u bë fjalë për shumë çështje sociale që i brengosin dy vendet, siç janë çështja për uljen e papunësisë, krijimi i një linku për çështjet sociale për të gjitha shtete e rajonit e tjerë.

Urim Hasipi
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale i Republikës së Maqedonisë, Xhelal Bajrami, në kuadër të vizitës njëditore në Tiranë, realizoi takim pune me ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Republikës së Shqipërisë, Spiro Ksera.

Në takimin, i cili u realizua me ftesë të ministrit shqiptar, u shqyrtua mundësia për bashkëpunim mes dy shteteve fqinje dhe u dakordua që sa më shpejtë që është e mundur të lidhet marrëveshje bilaterale për sigurim social midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

“Gjatë këtij takimi patëm rastin të bisedojmë për shumë çështje të cilat i tangojnë dy vendet. U interesova për së afërmi se si shteti shqiptar arriti, edhe përskaj krizës ekonomike, të ketë shkallë të papunësisë prej 13, 2 për qind, shkallë e cila në Maqedoni është mbi 30 për qind”, tha ministri Bajrami.

Ministri shqiptar i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera tha se gjatë takimit u bë fjalë për shumë çështje sociale që i brengosin dy vendet, siç janë çështja për uljen e papunësisë, krijimi i një linku për çështjet sociale për të gjitha shtete e rajonit e tjerë.

“Ky takim është shumë konstruktiv pasi që ne vendosëm të bëjmë marrëveshje, me të cilën do të ndihmojmë qytetarët”, tha Ksera.

Dy ministrat si çështje të rëndësishme e theksuan edhe mënyrën që të dy shtetet së bashku të aplikojnë për IPA fondet për të përfituar sa më shumë projekte.

Pritet që ministri Bajrami gjatë qëndrimit në Shqipëri të realizojë takim edhe me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *