Home / Sport / Teteksi-Renova sfida kryesore e javës

Teteksi-Renova sfida kryesore e javës

Për shkak të festave të pashkëve, ndeshjet e javës së 24 në ligën e parë do të zhvillohen të shtunën. Derbi i javës zhvillohet në Tetovë, ku pas vetëm dy javëve ballafaqohen rivalët r qytetit Teteksi dhe Renova.

Të shtunën me fillim në orën 16.00 në program janë ndeshjet e javës së 24-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Takimi më interesant pa dyshim do të zhvillohet në Tetovë, ku përballen skuadrat e lokale Teteksi dhe Renova. Interesant është fakti se këta dy ekipe u ndeshën para dy javëve dhe atëherë fitorja i takoi Renovës me golin e vetëm të Ismailit. “Gjipspunuesit” edhe tani kërkojnë tre pikë për të ruajtur diferencën në kreun e tabelës. Takimi Teteksi – Renova do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitrat shkupjan në krye Dimitar Meçkarovskin dhe ndihmësit e tij Milloshevski dhe Shirillov.
Në takimet tjera Milano e Kumanovës, pas paraqitjeve të mira në pjesën pranverore, do të kërkojë suksesin e rradhës kur në Kumanovë pret Pelisterin

Dyshet e javës së 24:
Teteksi – Renova
Milano – Pelisteri
Sileksi – Pobeda
Vardari – Metalurgu
Horizont T – Rabotniçki

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *