Home / Lajme / Maqedoni / Tetova mirëpret nxënësit e liceut të Lysjesë

Tetova mirëpret nxënësit e liceut të Lysjesë

6 prill-
Profesori nga liceu i Lysjes në Normandinë e Poshtme, Frederik Bojed, tha se tashmë dy vjet ekziston iniciativa për binjakëzimin e gjimnazit të Tetovës me liceun e Lusjesë. “Dëshirojmë që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në drejtim të këmbimit kulturorë”, tha Bojed.

Të martën në hotel “Liraku” në prani të kryetarit të komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti dhe ambasadorit të Francës në Shkup, Jean-Claude Schlumberger është organizuar pritje solemne për nxënësit e liceut të Lysjesë të Normandisë së Poshtme të cilët qëndrojnë për vizitë disa ditore në Tetovë.
Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se kjo ngjarje kurorëzon bashkëpunimin e frytshëm mes gjimnazit të Tetovës dhe liceut të Lysjesë të Normandisë së Poshtme. “Shfrytëzoj rastin t’iu uroj mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në qytetin tonë nxënësve nga ky lice. Komuna e Tetovës tashmë ka vendosur një bashkëpunim të frytshëm me Aleancën Franceze në Tetovë dhe me ambasadën e Francës në Shkup, duke hapur horizontin për realizimin e shumë projekteve të përbashkëta”, tha Bexheti.

Sipas tij, vizita e nxënësve nga liceu i Lysjesë në gjimnazin e Tetovës është në frymën e këtij bashkëpunimi për këmbim të përvojave më të mira mësimore dhe për fuqizim të binjakëzimit mes këtyre dy institucioneve arsimore.

Ambasadori i Francës në Shkup, Jean-Claude Schlumberger, u shpreh tejet i kënaqur për këtë pritje në Tetovë. Ai tha se ky organizim mund të jetë nxitje për nxënësit e Tetovës që të vazhdojnë studimet në universitetet e Francës, po ashtu edhe nxënësit francez të vijnë një ditë në Tetovë.

“Ajo që për mua është e rëndësishme, është që aktorët që merren me gjuhën frënge, duhet të shpjegojnë se kjo gjuhë do të mundësojë që më shpejt të kyçen në jetën profesionale”, tha Schlumberger.

Sipas tij, Aleanca Franceze në Tetovë luan një rol të rëndësishëm në gjithë këtë proces.

Drejtori i gjimnazit të Tetovës, Gazmend Arifi, u dëshiroi mirëseardhje nxënësve francez duke thënë se ata janë të mirëseardhur për të ndjekur procesin edukativo-arsimorë në Tetovë.

Profesori nga liceu i Lysjes në Normandinë e Poshtme, Frederik Bojed, tha se tashmë dy vjet ekziston iniciativa për binjakëzimin e gjimnazit të Tetovës me liceun e Lusjesë. “Dëshirojmë që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në drejtim të këmbimit kulturorë”, tha Bojed.

Paraprakisht, nxënësit nga ky lice janë pritur në komunën e Tetovës nga kryetari Prof. Dr. Sadi Bexheti. Para tyre kryetari Bexheti ka prezantuar profilin e komunës së Tetovës, dhe në të njëjtën kohë ka vlerësuar lartë këtë vizitë, e cila paraqet një mundësi për të këmbyer përvojat edukativo-arsimore.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *