Home / Sport / Tetova në qendër të vëmendjes

Tetova në qendër të vëmendjes

Në kuadër të javës së 22-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, qyteti i Tetovës do të jetë në qendër të vëmendjes. Në stadiumin e qytetit, lideri i renditjes Shkëndija takohet me ekipin e vendit të katërt Napredokun, ndërsa në Bogovinë të Tetovës, Drita pret Skopjen.

Vazhdojnë emocionet në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni, pasi kjo javë ( e 22-ta me rradhë), pritet të japë disa vendime interesante. Në qendër të vëmendjes do të jetë Tetova, ku do të zhvillohen dy ndeshjet më interesante të kërij rrethi edhe atë në mes të skuadrave të kreut të tabelës. Në stadiumin e Qytetit në Tetovë, kryesuesit e rënditjes Shkëndija, presin skuadrën kërçovare Napredokun, të cilët gjithashtu kanë ambicie për kualifikim në Ligën e Parë. Megjithatë “kuq e zinjtë” shikojnë planet e veta dhe në këtë drejtim ata duan që sa më shpejtë të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Parë.
“Jemi përgatitur maksimalisht, atmosfera është në nivel dhe besoj se me ardhjen edhe të publikut, ne do të kryejmë një kapitull që e kemi si kryesi, si staf teknik, si futbollistë, për inkuardimin e Shkëndijës në Ligën e Parë. Mendoj se do tu japim një finalizim aspiratave tona, ndoshta jo përfundimisht, por me njërën këmbë do të jemi në Ligën e Parë”, – deklaroi mbrojtësi i Shkëndijës Ardian Cuculi, i cili sot do te jetë përballë bashkëqytetarëve të tij. Napredoku në pranverë luan në formë të jashtëzakonshme duke regjistruar 7-të fitore në 7-të takimet e fundit, mirëpo nga tabori i Shkëndijës paralajmërojnë se seria e kërçovarëve do të përfundojë pikërisht në Tetovë.
“Fakt është që Napredoku gjendet në formë të mirë, mirëpo Shkëndija është Shkëndijë dhe ne e kemi treguar veten edhe në ndeshjet e fundit. Edhe pozita në renditje nuk na lejon që të mendojmë ndryshe përveç se për fitore dhe në këtë mënyrë të jemi të kënaqur të gjithë. Dua vetëm të ceki se Napredokun do ta presim ashtu si na ka prit në vjeshtë”, – tha për fund Cuculi, duke aluduar në faktin se takimin e fundit të zhvilluar në Kërçovë, mikpritja e Napredokut nuk ishte në nivelin e duhur. Në taborin e Shkëndijës, të gjithë futbollistët do të jenë të gatshëm për lojë, në përjashtim të Huseinit për të cilin ky sezon ka përfunduar dhe Gllavevskit, që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i ligamenteve të kryqëzuara. Ndërkohë në Bogovinë të Tetovës, Drita është nikoqire e Skopjes, të cilët në rast të disfatës humbin pozitën e dytë. Vendasit me disa dështime të fundit kanë mbetur 7-të pikë pas pozitës së katërt ( e cila mundëson balotazh për Ligën e Parë ), mirëpo edhe pse është shumë e vështirë, ata vazhdojnë të shpresojnë që me një seri pozitive të arrijnë të gjenden në balotazh.
“Sigurisht që ne do të hyjmë për të nxjerë rezultat pozitiv. Drita në çdo ndeshje luan për fitore, pasi ne nuk dimë ndryshe. Skopje është skuadër e fortë dhe këtë e vërteton fakti që radhiten në vendin e dytë në tabelë, si dhe janë në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Ne do të japim maksimumin tonë dhe besoj se kjo do të jetë e mjaftueshme për të marrë fitoren”, – deklaroi sulmuesi i Dritës, Driton Zeadini. Trajneri i skuadrës nga Bogovina, Jeton Beqiri për përballjen me Skopjen do të mund të llogarisë në të gjithë futbollistët, pas tani kthehet edhe Admir Demiri, i cili javën e shkuar nuk luajti kundër Bellasicës për shkak se kishte grumbulluar tre kartonë të verdhë.
Tifozë më të mëdhenj të Dritës këtë javë do të jenë nga tabori i Bregallnicës, të cilët në fushë të vet presin Vllaznimin e Strugës. Skuadra nga Shtipi shpreson që Skopje mos fitojë në Bogovinë, ndërsa këta me tre pikë ndaj Vllaznimit të rrikthehen në pozitën e dytë në renditje.
Në takimet tjera Cementarnica takohet me Lokomotivën, Miravci pret 11 Oktomvrin, Vllazërimi do të kërkojë pikë përballë Novacit, ndërsa Ohri është mikpritës i Bellasicës.

Dyshet e javës së 22-të:
Shkëndija-Skopje
Drita-Skopje
Bregallnica-Vllaznimi Trim Lum
Cementarnica-Lokomotiva
Miravci-11Oktomvri
Vllazërimi-Novaci
Ohrid-Bellasica

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *