Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi do të takohet me Berishën dhe Haradinajn

Thaçi do të takohet me Berishën dhe Haradinajn

30 prill-
Në vigjilje të kësaj Thaçi gjatë takimit me Haradinajn do të bisedojë rreth mundësive që shqiptarët të mos bien pre e skenareve të ndryshme që mund të cojnë në destabilizim të vendit. Ndërkaq, të hënën kryetari I PDSH-së do të udhëtojë për në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Sali Berishën.

Politika e mbrapshtë e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së si dhe përkeqësimi I situatës kohëve të fundit, zhagitja e zgjidhjes së emrit si dhe mosimplementimi I marrëveshjes së Ohërit, kanë bërë që kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, të dielën të udhëtojë për një takim zyrtar me kryetarin e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës Ramush Haradinaj më Prishtinë.

Sipas burimeve brenda PDSH-së, Thaçi pritet që Haradinajt t`I referojë gjërësisht për situatën e brishtë që mbizotëron në Maqedoni, problemet me të cilët përballen shqiptarët gjatë kësaj qeverisje.

Në vigjilje të kësaj Thaçi gjatë takimit me Haradinajn do të bisedojë rreth mundësive që shqiptarët të mos bien pre e skenareve të ndryshme që mund të cojnë në destabilizim të vendit. Ndërkaq, të hënën kryetari I PDSH-së do të udhëtojë për në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Sali Berishën.

Edhe gjatë këtij takimi Thaçi pritet t`I kumtojë kryeministrit shqiptar shqetësimet e tij rreth situatës aktuale në Maqedoni dhe politikën e mbrapshtë që udhëheq kjo strukturë qeveritare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *