Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: O konflikt, o zgjedhje të parakohshme

Thaçi: O konflikt, o zgjedhje të parakohshme

6 prill-
O konflikt, o zgjedhje të parakohshme. PDSH-ja e preferon këtë mënyrë më të butë demokratike të zgjedhjeve të parakohshme për shkak se situata nëse zhagitet kështu është situatë konfliktuoze.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare sot kërcënoi se nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, mund të shpërthejë ndonjë konflikt. Ai tha se ato patjetër duhet të mbahen pas muajit qershor.
“Nuk ka zgjidhje tjetër të situatës.

O konflikt, o zgjedhje të parakohshme. PDSH-ja e preferon këtë mënyrë më të butë demokratike të zgjedhjeve të parakohshme për shkak se situata nëse zhagitet kështu është situatë konfliktuoze.

Përmendet vetëm mosmarrëveshjet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve por ju jeni dëshmitarë se ka mosmarrëveshje të thella mes maqedonasve të cilat mund të çojnë në konflikt.

Mbyllja e perspektivës drejt BE-së dhe NATO-s i humb shpresat edhe minimale të Maqedonisë për mbijetesë. Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë e problemit tash për tash”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *