Home / Lajme / Rajon / Thaçi pro vendosjes së raporteve me Serbinë, por si shtete të pavarura

Thaçi pro vendosjes së raporteve me Serbinë, por si shtete të pavarura

8 prill-

Kryeministri Thaçi ka theksuar edhe suksesin e arritur në organizimin e zgjedhjeve të fundit lokale, proces ky që, sipas Thaçit, dëshmoi se institucionet dhe qytetarët e Kosovës mund të realizojnë zgjedhje të lira, demokratike, të drejta, të pranueshme dhe të vlerësuara lartë nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Kryeministri Hashim Thaçi në takimin me ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Miroslav Lajcak, ka ripotencuar përkushtimet e Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të vendit, për qeverisjen e mirë, transparente dhe efektive, sundimin e rendit dhe ligjit, respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve, si dhe përkushtimet dhe vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Pasi ka theksuar se në Kosovë është krijuar një ambient i favorshëm dhe i sigurt për investime nga jashtë, kryeministri Thaçi u ka bërë ftesë biznesmenëve nga Sllovakia për të ardhur në Kosovë për të investuar.

Kryeministri Thaçi ka theksuar edhe suksesin e arritur në organizimin e zgjedhjeve të fundit lokale, proces ky që, sipas Thaçit, dëshmoi se institucionet dhe qytetarët e Kosovës mund të realizojnë zgjedhje të lira, demokratike, të drejta, të pranueshme dhe të vlerësuara lartë nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Thaçi ka shfaqur edhe vizionin e qeverisë që drejton, për thellimin e bashkëpunimit rajonal, duke potencuar raportet e shkëlqyeshme me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe vullnetin për vendosjen e raporteve edhe mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *