Home / Lajme / Maqedoni / Thirrjet e rrejshme ende në modë

Thirrjet e rrejshme ende në modë

3 prill-
Sipas tij, gjatë këtij viti do të organizohen stërvitje të zjarrfikësve, kontrollime dhe patrullime të terreneve, ushtrime taktike për shuarje të zjarrit dhe shpëtim të patundshmërive. NJTKZ-ja do të ofrojë edhe këshilla për ndërmarrjet në qytet me të vetmin qëllim që numri i zjarreve të arrijë në minimum. Ndryshe, NJTKZ-ja nëpërmjet disa donacioneve nga jashtë ka arritur të pasurojë parkun vozitës, ndërsa priten

Urim Hasipi
Njësiti Territorial Kundër Zjarrit që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës, gjatë vitit të kaluar ka bërë gjithsej 258 intervenime për shuarje zjarresh nga të cilat 94 në objekte, 142 në ambiente të hapura dhe 21 në mjete komunikacioni.

Në këtë numër llogariten edhe intervenimet e bëra nga ky njësit në komunën e Jegunovcës, Zhelinës, Bogovinës, Bërvenicës dhe Tearcës.

Sipas Udhëheqësit të NJTKZ-së, Kamber Sadiki, numri më i madh i zjarreve zakonisht ndodhin në muajt korrik, gusht dhe shtator. Sipas Sadikit, zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar edhe në raste specifike, si në ndeshje komunikacioni, shpëtim njerëzish nga lartësitë, hapje të objekteve të mbyllura etj.

“Shpeshherë zjarrfikësit e Tetovës përfshihen nga një dukuri jo serioze dhe mjaftë e pahijshme me ç’rast qytetarë të pandërgjegjshëm bëjnë thirrje të rrejshme”, tha Sadiki.

Sipas tij, gjatë këtij viti do të organizohen stërvitje të zjarrfikësve, kontrollime dhe patrullime të terreneve, ushtrime taktike për shuarje të zjarrit dhe shpëtim të patundshmërive. NJTKZ-ja do të ofrojë edhe këshilla për ndërmarrjet në qytet me të vetmin qëllim që numri i zjarreve të arrijë në minimum.

Ndryshe, NJTKZ-ja nëpërmjet disa donacioneve nga jashtë ka arritur të pasurojë parkun vozitës, ndërsa priten që edhe gjatë këtij viti të blihen mjete tjera kundër zjarrit.

Udhëheqësi i NJTKZ-së që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës, Kamber Sadiki, apeloi qytetarët të jenë më të kujdesshëm gjatë ndezjeve të mbeturinave gjatë pastrimeve të arave nga ku ka rrezik të shkaktohen zjarre të përmasave të mëdha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *